Forca të shumta të policisë dhe FNSH kanë rrethuar mbrëmjen e sotme lagjen ‘Rus’ në afërsi të Dobraçit në qytetin verior.
Po kryhen kontrolle të shumta në banesa dhe lokale për personat që janë në kërkim për ngjarjet e fundit kriminale.
Aksioni i bluve erdhi pas informacioneve se në këtë zonë fshihen persona të kërkuar për ngjarjet e fundit që kanë tronditur Shkodrën. Ditën e shtunë në periferi të qytetit u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, ndërsa në dy muajt e fundit në total janë 6 viktima dhe 2 të zhdukur.


