Gjyqi për Frederik Tatën, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe arrestuar më datë 18 nëntor në Shkodërështë shtyrë sërish pasi Gjyqtarja Izabela Radovani nuk e zhvilloi seancën e parashikuar për ditën e sotme.
Gjyqtarja Radovani ka kërkuar dorëheqjen nga kjo çështje, por kjo nuk është pranuar nga kryetari i Gjykatës së Shkodrës.
Në seancën e sotme e cila ka zgjatur vetëm 5 minuta, Frederik Tata ka lëshuar disa akuza në drejtim të gjyqtares Radovani.
“Pse je sot këtu, unë nuk bëj gjyq me ju, jeni e korruptuar”,është shprehur sot në Gjykatë Frederik Tata.
Pas kërkesës për dorëheqjen nga çështja dhe shtyrja e seancës së sotme, ende nuk ka një datë se kur do të bëhet gjykimi i Frederik Tatës.