• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shkodër/ Oboti nën ujë, lëvizja bëhet me varka, 30 banesa kanë mbetur të bllokuara
Home
Aktualitet
Kronikë

Shkodër/ Oboti nën ujë, lëvizja bëhet me varka, 30 banesa kanë mbetur të bllokuara

9 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Vijon që të jetë shumë problematike situata në fshatin Obot në Njësinë Ana e Malit për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit. Fshati është i izoluar nga uji, ndërsa lëvizja e banorëve bëhet vetëm me varka.Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, që ndihmojnë banorët për të lëvizur, ndërsa dërgojnë edhe ushqime në banesat e rrethuara nga uji.

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Sipërfaqja e përmbytur në njësinë Administrative është 2285 ha tokë. Shkak i përmbytjeve janë bërë reshjet e shiut dhe shkarkimet e HEC-eve. Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi ka kërkuar shpalljen e emergjencës, por nuk është pranuar nga Prefekti.

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura fatkeqësisht, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë vetëm në përkeqësim të vazhdueshëm dhe sipërfaqja totale ka arritur në 2285 Ha.

E ndarë sipas njësive paraqitet si më poshtë:

Deri në këto momente, janë 795 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit:

Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 90 ha, fshati Dajç (kënetë) 130ha, Samrisht i Vjetër 5 Ha.

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:

1. Foraxhere + jonxhe 275 Ha

2. Bimë dekorative 10 ha

3. E pakultivuar – 510 ha

Vetëm në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Niveli I ujit ka pësuar rritje përsëri dhe ka tendencë rritjeje.

Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë vetëm negativisht. Nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka.

1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.

Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:

1.Jonxhe 713 Ha

2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha

3. Grurë 5 Ha

4. Sera 3 Ha

5. Bimë dekorative 20 Ha

6. Vreshtë 1 Ha

7. Ullishte 2 Ha

8.Agrume 1 Ha

9.Tunele 1 Ha

10.Pemëtore 3 ha

11.Perime 2 Ha

Në njësinë administrative Bërdicë, është rritur sipërfaqja e përmbytur në rreth 290ha tokë të ndara sipas fshatrave si më poshtë:

1.Trush – 140 Ha

2.Bërdicë e sipërme 40 Ha

3.Bërdicë e Madhe 110 Ha

Nga sipërfaqja e mësipërme, të shpërndara si më poshtë:

1.Jonxhe 130 Ha

2.Grurë 20 Ha

3.Foragjera të dyta 50 Ha

4.E pakultivuar 90 Ha

Në njësinë administrative Velipojë , në fshatin Luarz vazhdon të dale ujë nga argjinatura dhe vlerësohet se rreziku është shumë i madh. Niveli I ujit është rritur shumë.

Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës në një vijë prej 1 km.

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara, vlerë e cila mund te rritet me vazhdimin e metejshem te gjendjes se përmbytjes.

Paraqiten nevoja ditore nga fermerët për bazë ushqimore:

Nevojat për bazë ushqimore ditore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:

Koncentrat 3845 kg/ ditë

Bar i thatë 7190 kg/ditë

Silazh 3135 kg/ditë

Të dhënat për nr e kafshëve në Nj.Ad Ana e Malit dhe Dajç. :

Gjedhë 637 krere

Të imta 458 krere

Derra 70 krere

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në Kinë të fiksuar pas Iniestës, shuma astronomike dhe 2 milionë shishe vere
Previous article Profesori i njohur sfidon Bashën: Je i mbaruar, nuk ke marrë diplomën akoma

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar Aktualitet

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT