• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
SHKODËR/ Kërkohet restaurimi i godinës ku Ndre Mjeda shkroi ‘Andrra e jetës’! Nisma synon të rijetëzojë zonën
Home
Kulturë

SHKODËR/ Kërkohet restaurimi i godinës ku Ndre Mjeda shkroi ‘Andrra e jetës’! Nisma synon të rijetëzojë zonën

16 January, 2025 s.autor Kulturë

Ky kompleks është qendra muzeore “Ndre Mjeda” në Kukël, në Shkodër, që mban statusin monument kulture, që nga viti 2012. Projektuar dhe ndërtuar nga vetë Mjeda, pjesë e kompleksit është shtëpia e banimit të poetit, ndërtuar në 1907, kur Mjeda u shpërngul në Kukël për ta kthyer këtë zonë nga një zonë moçalore në një zonë të jetueshme, kisha e vitit 1913, me një stil neoklasik të projektuar nga vetë ai, si dhe kjo godinë po e vitit 1913.

Godina, edhe pse është pjesë e kompleksit, nuk është pjesë e qendrës muzeore, ku bëjnë pjesa kisha dhe shtëpia e Mjedës, ndaj një nismë e ndërmarë së fundmi nga qendra “Art Kontakt” kërkon rehabilitimin e saj.

“Godina është në gjendje jo të mirë, ka probleme me pjesën e çatisë dhe nisma jonë këtë synon: rehabilitimin fillimisht të çatisë, pastaj të interierit, për ta bërë të mundur, për ta rikthyer këtë godinë në një hapësirë për komunitetin. Godina gjatë viteve të komunizmit ka shpërthyer si godinë ushtarake dhe si hapësirë për të mbledhur drithin, grurin dhe produktet e zonës. Tani është në gjendje jofunksionale dhe përdoret thjesht si depo për disa materiale për të ndihmuar pjesën e qendrës muzeore.”, – thotë Inesa Sulaj, eksperte muzeologjie.

Me rehabilitimin synohet dhe plotësimi në njëfarë mënyre edhe i vetë vullnetit të Mjedës, i cili donte të rijetëzonte këtë zonë.

“Tani kur komuniteti është duke emigruar, duke u larguar dhe fshati ka vetëm 150 banorë, ne ndërmorrëm këtë nismë, për të bërë të mundur që këtë hapësirë ta kthejmë për zonjat e komunitetit, për të prodhuar jo vetëm produkte artizanale punëdore, por edhe për atë çfarë ofron zona: lëngun e shegës, produkte të ndryshme lokale…”, – shpjegon Sulaj për “Report TV”.

Godina do të shërbejë edhe si hapësirë për të zhvilluar aktivitete kulturore dhe ekspozita, që lidhen me figurën e Mjedës dhe jo vetëm. “Art Kontakt” ka hapur edhe një thirrje për kontribute në “whydonate.com”. Rehabilitimi i çatisë kushton rreth 25 mijë Euro dhe dhurimi për këtë qëllim mund të bëhet deri në fund të shkurtit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI TË RRISNI PAGËN TUAJ NË NJË PUNË TË RE/ Ndiqni këto KËSHILLA
Previous article PËR JU GOCA! 2025 është viti i investimeve inteligjente: Fillojani me këto blerje

s.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI” / Alfred Peza prezanton romanin e fundit në “Vitrina e Librit” Kulturë

“DIAMANTI” / Alfred Peza prezanton romanin e fundit në “Vitrina e Librit”

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT