Drejtoria e Bujqësisë në Shkodër ka nisur verifikimin e thertoreve dhe tregjeve të bagëtive në kuadër të aksionit të paralajmëruar nga Ministri Peleshi për kontroll të zinxhirit të prodhimit të mishit.
Synimi është garantimi i cilësisë së produktit në tryezën e konsumatorit!
Urdhëri i ministrit Niko Peleshi për kontrollin e kushteve të tregtimit të gjësë së gjallë dhe therjet e tyre vetëm në thertore, ka nxjerrë në terren punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër.
Detyra është e qartë, brenda javës duhet të ndryshojnë situatën në tregje, pikat e therjes apo tregtimit.
Të gjitha këto masa kanë për qëllim rritjen e sigurisë së konsumatoreve, pasi kushtet e deritanishme linin për të deshiruar.
Selim Kraja: Kafshët duhet të jenë me certifikatë veterinare që t’ju dihet origjina në mënyrë që të zbatohet me përpikmëri zinxhiri për produktin ushqimor, për biosigurinë në ferma.
Nëse standardet nuk do të plotësohen, atëherë vec mbylljes se tregut ka edhe sanksione të tjera.
Selim Kraja: Dhe neqoftese nuk do të zbatohen këto pika të thjeshta, por të domosdoshme për tu zbatuar, tregjet do mbyllen, thertoret do mbyllen.
Një kërkesë edhe për fermerët:
Fermerët të mos i drejtohen tregjeve, thertoreve pa pasur kafshë të certifikuar dhe pa i transportuar nëpërmjet transportit të autorizuar nga drejtoria e bujqësisë.
Për matrikullimin, fermerët paguajnë 100 lekë për kokë për të imtat dhe 200 lekë për gjedhët. Ky proces është detyrim pasi asnjë bagëti nuk mund të përdoret për konsum pa vulën e shërbimit veteriner.


