Pi gabimisht ate qe nuk duhej, shkon ne spital me dhimbje te forta dhe aty i zbulohet e verteta.
Nje i ri ne Shkoder eshte paraqitur per ndihme ne spitalin e qytetit pasi në lokalin e tij, gabimisht ka pirë acid.
Njoftimi:
Më datë 06.05.2018, në spitalin rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A.B., vjeç 29, banues në fshatin Baqel. Nga veprimet e kryera rezulton se, në lokalin e tij, gabimisht ka pirë acid i cili pasi mori ndihën në spital u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.


