• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKENCTARËT/ Në të ardhmen fëmijët do lindin ndryshe
Home
Mister

SHKENCTARËT/ Në të ardhmen fëmijët do lindin ndryshe

1 May, 2018 k.autor Mister

E ardhmja e të qenit prind mund të shohë një ndryshim të madh, pasi shkencëtarët dhe ekspertët e etikës kanë një parashikim befasues për mënyrën se si do të krijohen fëmijët në të ardhmen.

Falë përparimeve në biomjekësi, prindërit mund të jenë në gjendje të zgjedhin një fëmijë nga qindra embrione, bazuar në profilin e tyre të ADN-së.

Një numër në rritje i shtatzënive fillojnë në një dhomë, ku laborantët kombinojnë vezët dhe spermën në një epruvetë për të krijuar një embrion.

Me rritjen e infertilitetit në mbarë globin, hulumtuesit si Amanda Clark po eksplorojnë fronte të reja në teknologjinë riprodhuese.

Shkencëtarja në Universitetin e Los Anxhelosit në Kaliforni dhe ekipi i saj – po punojnë për të kthyer mostrat e lëkurës të njeriut në vezë, të cilat do të fertilizoheshin nga spermatozoidi. Procesi, i quajtur gametogjenezë ose IVG, deri tani ka funksionuar vetëm tek minjtë.

“Nëse vërtetohet se teknologjia është e padëmshme dhe efektive, mendoj se duhet të lejohet zbatimi i saj në disa raste kur çiftet kanë probleme infertiliteti,” thotë shkencëtarja Amander Clark.

Metoda jo vetëm që do të zgjidhë infertilitetin, por ofron një procedurë më pak ndërhyrëse për gratë sesa procedura për fertilizimin e vezëve.

“Ata do të shkojnë në klinikë, ku burri do të japë spermë dhe gruaja në vend të vezëve do të japë një mostër të lëkurës. Qelizat në lëkurën e saj do të shndërrohen në vezë që më pas do të kombinohen me spermën për të krijuar një embrion”, shpjegon Henry Greely, ekspert i etikës në biomjekësi.

Kjo do të thotë se në teori, prindërit mund të zgjedhin embrionin bazuar në analizat gjenetike. Por jo të gjithë presin që prindërit të përdorin këtë procedurë.

“Këtu në Kaliforni ku ka disa njerëz që duan të kenë një fëmijë me sa më pak probleme të jetë e mundur, ka shumë njerëz në këtë shtet, dhe në fakt ata përbëjnë shumicën, që do të thoshin se zgjedhja është në duart e Zotit”, thotë Louanne Hudgins.

Por edhe para se hulumtuesit të shqyrtojnë shqetësimet e sigurisë në lidhje me testimin e procedurës IVG tek njerëzit, potenciali i saj po nxit një debat rreth etikës së prindërve që zgjedhin pasardhësit e tyre/ VOA.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMET NË RRUGËN TIRANË-ELBASAN/ Dashamir Xhika kërkon lirinë
Previous article “Koka dhe bërthama”, Artan Hoxha: Ja kush duhet të ketë frikë nga vettingu në polici

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT