Shkencëtari më i vjetër australian ka në plan të fluturojë për në Zvicër javën e ardhshme, për t’i dhënë fund jetës së tij. David Goodall, një ish-lektor universiteti nga Australia Perëndimore, nuk ka sëmundje të pashërueshme, por thotë se i vjen keq që ka arritur moshën 104 vjeç ndërsa cilësia e jetës së tij vazhdon të përkeqësohet.




