Një grup shkenctarësh kanë zbuluar re të ujit në planetin e Jupiterit, dhe bazuar në këtë ata kanë thënë se nuk duhet të përjashtohet mundësia për jetë të alienëve atje. “Uji mund të luaj një rol të madh në zinxhirin dinamik të Jupiterit, prandaj kjo do të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë e bën atmosferën e planetit kaq turbulente”, ka thënë astrofizikanti Mt Dmkovics. Ndër të tjera, skuadra po shpreson të kuptojë se sa ka ujë në atë planet dhe cili është roli i tij.


