Fansat e Harry Potter-it mund të mos kenë fuqi të mbinatyrshme, por të paktën mund të ndihen më mirë duke mësuar se shkenca mendon se janë më të mirë se miqtë e tyre që nuk e kanë parë. Një studim i kohëve të fundit tregon se fansat e Harry Potter-it janë më pak paragjykues.
Studimi i titulluar: Magjia më e madhe e Harry Potter: Reduktimi i paragjykimeve , doli në përfundimin se leximi i sagës më të famshme në botë përmirëson sjelljet e lexuesve ndaj grupeve të stigmatizuara si emigrantët apo homoseksualët.
Kjo ndodh sepse lexuesi identifikon veten me Harry Potter dhe e largon nga personazhet negative si Voldemorti, shprehjet e së cilit ‘gjak i pastër’ apo ‘gjysmë-gjak’ përngjasojnë me gjuhën raciste sot në botë.
Dhe me siguri ky studim nuk do të jetë edhe aq befasues për fansat e Harry Potter, megjithatë urime: ju jeni njerëz më të mirë!/ anabel



