• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKËMBIMI I TERRITOREVE/ Deputetët gjermanë takojnë Haradinaj: Jemi kundër
Home
Rajon

SHKËMBIMI I TERRITOREVE/ Deputetët gjermanë takojnë Haradinaj: Jemi kundër

1 April, 2019 k.autor Rajon

Gjermania ka përsëritur se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë përveçse është e rrezikshme, do të krijonte probleme të reja për të gjithë rajonin. Dy deputetët të Bundestagut gjerman theksuan megjithatë në një takim me shefin e qeverisë së Kosovës se palët duhet të gjejnë rrugëzgjidhje për çështjet që po pengojnë dialogun prej kohësh. Ata përsëritën kërkesën që taksa ndaj produkteve serbe të shfuqizohet.

Dy pjesëtarë të parlamentit gjerman përsëritën të hënën në Kosovë edhe një herë qëndrimin e tyre kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Partnerët e koalicionit qeverisës CDU-CSU në Gjermani, Kristian Shmit dhe Peter Bauer, i bënë të ditura pikëpamjet e tyre pas një takimi që zhvilluan paradite në selinë e kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Schmidt: “Kushdo shprehet në favor të kësaj ideje duhet të jetë i vetëdijshëm që ajo do të krijonte mjaft probleme të reja që do të preknin jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin në përgjithësi.”

Bauer:“Ne sigurisht që do të luajmë rol ndërmjetësues dhe do të jemi partnerë mbështetës në proceset e ardhshme të Kosovës, sigurisht me një sy kritik. Por për sa i përket shkëmbimit të territoreve, edhe më herët Gjermania ka qenë shumë e qartë se jemi absolutisht kundër kësaj ideje.”

Qëndrimin kategorik ndaj konceptit të shpalosur prej verës së kaluar nga dy presidentët e Kosovës dhe të Serbisë e shprehu edhe vetë Kryeministri.

Në takimin me shefin e kabinetit, dy parlamentarët diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin rajonal, duke i dhënë theks të veçantë pezullimit të taksës doganore ndaj mallrave me origjinë serbe dhe boshnjake, që po vë në rrezik finalizimin e dialogut me Serbinë.

Çështja e taksës u ngrit në një takim të mëvonshëm edhe nga shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

Në një aktivitet me rastin e trevjetorit të firmosjes së marrëveshjes së stabilizim-asociimit, përfaqësuesja e BE-së apeloi qeverinë se ka ardhur koha që vendimi i nëntorit të rishqyrtohet pasi barriera fiskale është në kundërshtim me CEFTA-n dhe me parimet e MSA-së, dhe po e bën vendin jotërheqës për investimet e huaja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHA HAP FUSHATËN NË SHKODËR? Imiton Ramën dhe fillon me bashkëbisedimet me qytetarët (FOTOT)
Previous article "NUK PRES NDONJË GJË TË MIRË..."/ Kryeministrja Bërnabiç: Serbëve në Kosovë iu mohohen të drejtat

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT