Deklarta mbi “korrigjimin e kufijve”, e hedhur në mënyrë hipotetike nga presidenti Thaçi prodhoi një zhurmë të madhe në Kosovë dhe jo vetëm. Thaçi u “kryqëzua”, madje disa deputetë të opozitës kërkuan dhe largimin e tij duke e cilësuar aktin si “Tradhëti e lartë Kombëtare”.
Të lidhur ngushtësisht me Kosovën në shumë aspekte, nuk do të mungon dhe reagimet nga politika shqiptare.
Ndër të parët që reaguan ishte ish-kryeministri Berisha që gjatë një pritje të delegacioni nga Presheva u shpreh:
Të pranosh idene e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë tha ai zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbet në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbare rajonin.’
Nga ana tjetër, të paktën nga ato çka mediat transmetuan Thaçi u shpreh: S’pranoj këshilla nga trafikantët e armëve. Ai thotë se nuk pranon këshilla nga ata që populli i ka larguar masivisht me votë nga pushteti, ata që janë përfshirë në trafiqe në kohën e Millosheviçit, apo ata që strehuan vrasësin e shqiptarëve të Kosovës, Arkanin, duke etiketuar indirekt ish-kryeminsitrin Berisha.
Partneri opozitar, LSI reagoi me anë të kreut të grupit parlamentar, Petrit Vasili i cii doli me një deklaratë të fortë, pas debatit me te fundit per shkembim territoresh dhe reagimeve te bera nga presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi.
“Kufijte mire jane, na duhet vetem qe t’i mbrojme si duhet. “Hallet” e vetes te mos i bejme halle te shqiptareve”
Në mbështetje të ish kreut të PD dolën dhë Nard Ndoka dhe Myslim Murrizi.
Përmes një statusi në facebook, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka theksuar se i vetmi politikan i dashur për Shqipërinë dhe për Kosovën është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë qeverisjes së tij ka bërë vepra madhore, ku një ndër to është ‘Rruga e Kombit’.
Ndërkohë ndoka i ka bërë thirrje presidentit Thaçi që ka ardhur momenti që ai të zgjëdhë se cili do të jetë pozicioni i tij në histori, duke i thënë që të zgjedhë mes një statuje bronzi apo mermeri.
Deputeti i PD-se, Myslim Murrizi ka reaguar me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook, pas deklarates akuzuese qe presidenti i Kosoves beri ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, teksa e akuzoi se kishte furnizuar me nafte Milloshevicin.
Kur nje president i nje shteti, qofte ky edhe i KOSOVES, flet si shtepiaket e deshperuara , dhe quan te mireqene “ tregimin” e te dashures se arkanit, eshte per te ardhur keq, shkruan Murrizi.

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komenton deklarimin e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve si pjesë e një strategjie të menduar dhe testim të opinionit para se të nisë diskutimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mendimi im është se jo rastësisht ai po i bën këto deklarata tani. Është menjëherë pas takimit që ka pasur me Vuçiç në Bruksel.
I gjithë ky debat do të zbehej ku gjatë një interviste presidenti Thaçi u shprehej:
Ky është vetëm interpretim i mediave dhe asgjë më shumë. Së pari, mendoj që z. Berisha ka dhënë mendimin e vet për atë se çfarë mendon për zhvillimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Unë e respektoj mendimin e tij, por mendoj se nuk mjafton vetëm respektimi i të drejtave të njeriut për shqiptarët atje, sepse Serbia ka dështuar ta bëjë këtë në vazhdimësi. Unë konsideroj që ne kemi një mundësi të vogël që të provojmë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.
Përgatiti: AlpeNews.al







