• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shkëmbi 1 ton godet makinën në ecje/ I riu tregon ngjarjen: U tmerruam kur pamë që…
Home
Aktualitet
Kronikë

Shkëmbi 1 ton godet makinën në ecje/ I riu tregon ngjarjen: U tmerruam kur pamë që…

6 December, 2017 F.autor Aktualitet, Kronikë

Tragjedia e ndodhur dy muaj më parë në Torovicë të Lezhës, ku tre persona të një familjeje humbën jetën nga goditja e një masivi shkëmbor ndërsa udhëtonin me makinë, mund të ishte përsëritur në Pogradec.

Por, këtë herë fati ishte me tre të rinjtë pasi një masiv shkëmbi, që u shkëput nga lart, goditi në cep makinën e tyre e për rrjedhojë ata shpëtuan vetëm me disa dëmtime të lehta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Golik dhe shkak janë bërë punimet për ndërtimin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, punime që kanë nisur prej më shumë se një viti. Xhenis Kapri, 23 vjeç, ishte drejtuesi i automjetit, që u godit nga masivi shkëmbor.

I riu tregon tmerrin e kaluar mbrëmjen e së hënës, ku bashkë me dy shokë shpëtuan për vetëm pak centimetra nga goditja fatale.

Xhenis a mund të na tregosh si ndodhi ngjarja?

Isha në fshatin ngjitur sepse çuam motrën e njërit prej shokëve të mi dhe kjo është e vetmja rrugë që të çon atje. Kur kaluam, rruga ishte e hapur dhe nuk kishte asnjë lloj problemi, përveç baltës dhe gropave, që janë si pasojë e punimeve që po bëhen. E lamë atje dhe u nisëm për t’u kthyer në shtëpi. Kur u afruam te ky vend, pamë një makinë që po vinte në krahun tjetër dhe iu afrova pak më shumë anës së malit, në mënyrë që të shkëmbeheshim pa probleme. Po lëvizja shumë ngadalë sepse rruga është e keqe dhe nuk ke mundësi për të ecur shpejt. Në një moment, diçka goditi makinën dhe nuk munda ta kuptoj çfarë ishte.

Çfarë ndodhi më pas?

Ngriva në vend. U fola çunave për t’u siguruar që ishin mirë dhe u kërkova të dilnin. Makina nuk po fikej dhe u thirra të dilnin jashtë se mos shpërthente ndonjë gjë. Në atë moment, ata u përpoqën të hapnin derën, por nuk e hapnin dot. Kemi dalë nga ana tjetër, ndërsa njëri nga dritarja sepse ishte e pamundur të dilte. Kur dolëm dhe kontrolluam, pamë që kishte rënë një shkëmb në krah të makinës.

Si vepruat më tej?

Telefonuam njerëzit tanë dhe Policinë. Ishim të tmerruar. Ky shkëmb është thuajse 1 ton, nuk dua ta imagjinoj ç’mund të kishte ndodhur nëse do të na kishte rënë sipër. Për fatin tonë, shpëtuam mrekullisht, vetëm me disa dëmtime të vogla, ndërsa makina është e shkatërruar.

Sipas jush, pse erdhi ky aksident, çfarë ndodhi?

Këtu po bëhen punimet për rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë. Prej kohësh është një gjendje e frikshme. Vazhdimisht bien gurë nga lart. Ke frikë të kalosh, si ditën edhe natën. Qoftë në këmbë, qoftë me makinë, këtu nuk ke qetësi kur kalon. Duket që edhe nga shirat e ditëve të fundit, u bë më e lehtë shkëputja e shkëmbinjve nga faqja e malit. Këta që po bëjnë rrugën, nuk kanë marrë asnjë masë sigurie. Është e frikshme të jetosh kështu çdo ditë. Kemi ngelur në dorë të Zotit se nga dora e njeriut vetëm e keqja po na vjen. Tabela rruga nuk ka, errësirë e tmerrshme, gurët që bien në çdo moment. Kur do marrë masa firma apo kur të vdesin njerëz? Duhet të merren masa dhe përgjegjësia t’i shkojë kujt i takon, mund të kishin humbur jetën tre persona këtu. Dikush duhet ta zgjidhë këtë çështje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 36 telefonë Samsung pritet të ndryshojnë sistemin e tyre operativ
Previous article Kaos total në QSUT, qytetari: Duhet të operohem, por nuk ka vend

F.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT