Pasi e bënë publike dashurinë e tyre, Armina dhe Shkëlzeni nuk kanë reshtuar duke e treguar hapur.
Bëhet fjalë për blogeren Armina Mevlani dhe djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.
Këtë herë Armina ka publikuar në rrjete sociale, pikërisht në profilin e saj në “instastories” një foto të një tufë me lule mjaft të bukur.
Ndonëse nuk ishin trëndafila të kuq, sërish ajo ka lënë të kuptohet që ka qenë një dhuratë e partnerit të saj Shkëlzenit, i cili si gjithmonë është mjaft romantik dhe e mbulon me vëmendje bukuroshen.