• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shkëlzen Berisha në errësirë dhe me makinë me xhama të zinj në Prokurorinë e Tiranës!!!
Home
Breaking News

Shkëlzen Berisha në errësirë dhe me makinë me xhama të zinj në Prokurorinë e Tiranës!!!

1 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkëlzen Berisha u paraqit në prokurorinë e Tiranës sot, rreth orës 18:00, jashtë orarit zyrtar për të dëshmuar në organin e akuzës për çështjen e skandalit CEZ.

Pikërisht në këtë orar siç shikohen nga këto pamje filmike, Report TV ka mundur të identifikojë zyrën e prokurorit Ardian Braho në katin e pestë të Prokurorisë me drita të ndezura. Fakt i cili sugjeron se diçka po ndodhte në atë zyrë, atë orë, kur të gjitha dritat e zyrave të tjera ishin të fikura.

Shkëlzen Berisha ka marrë një flet thirrje për të dëshmuar në lidhje me privatizimin e OSSH nga kompania CEZ

Por fshehtësia e plotë dhe misteri që rrethon marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës, shtohet edhe më shumë se kush e largoi me një makinë, nga Prokuroria pasi mbaroi rrëfimin e tij përpara prokurorëve.

Pamjet ekskluzive të Report TV kanë fiksuar këtë makinë tip BMW me xhama të errët, që hyn për pak minuta në prokurorinë e Tiranës dhe del menjëherë. Nga verifikimi targës rezulton se kjo makinë është në pronësi të ish-deputetit demokrat Astrit Patozi.

Por çfarë donte kjo makinë në Prokurorinë e Tiranës jashtë orarit zyrtar? Aq më tepër një makinë private me xhama të errët në rrethimin e brendshëm të Prokurorisë së Tiranës.  Një leje e tillë që makina me xhama të zi të futen në perimetrin e Prokurorisë jepet në ato raste kur ka për të dëshmuar ndonjë person i rëndësishëm. Me sa duket këtë status prokurorët ia kanë lejuar Shkëlzen Berishës.

I kontaktuar me telefon nga Report TV zoti Patozi deklaroi se gjatë të gjithë ditës së sotme makinën nuk e ka lëvizur nga parkimi familjes. Ndërsa pamjet e Report TV tregojnë të kundërtën.

Privatizimi OSSH nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptarë miliona Euro. Një komision parlamentar hetoi çështjen dhe ia dërgoi prokurorisë por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës pak ditë më parë urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje.

Lajmin për fletëthirrjen nga prokuroria vetë Shkëlzen Berisha e quajti të motivuar politikisht dhe tha se Edi Rama, kryegjykatësi dhe kryeprokurori i ri i Shqipërisë, i dërgoi një
flluskë-thirrje publike.

Asnjë burim nga Prokuroria deri më tani nuk i jep përgjigje pyetjes përse makina e Z. Patozi hyri dhe doli nga institucioni i akuzës së Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gabime që prindërit bëjnë me të porsalindurit dhe si t’i shmangin ato
Previous article “Kam humbur pjesën më të bukur të jetës sime”. I vdes e dashura ditën që do i propozonte për martesë

Redaktor1

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT