• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shkëlqim Fusha në mesin e 17 oligarkeve të dyshimtë në Europën Juglindore të lidhur me politikën
Home
Sociale

Shkëlqim Fusha në mesin e 17 oligarkeve të dyshimtë në Europën Juglindore të lidhur me politikën

9 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ostpol.de, Revista e Evropës Lindore, ka pyetur 17 gazetarë hulumtues që të prezantojnë oligarkët, magnatët apo manjatët që po formojnë fatin e vendeve të tyre nga prapaskena.

Në mesin e 17 oligarkëve të Europës Juglindore janë Shkëlqim Fusha (i pari në listën e uebfaqes) nga Shqipëria, i cili ka një kompani ndërtimi, dhe Blerim Devolli (i teti në listë), pronar i “Devolli Group”.

Në përshkrimin e uebfaqes për biznesmenin Shkëlqim Fushën, në mes tjerash thuhet:
“Shkëlqim Fusha ka një profil të ulët politik. Ai zotëron “Fusha SH.P.K”, një kompani ndërtimi. Kur Erion Veliaj u bë Kryebashkiaku i Tiranës në vitin 2015, kompania Fusha filloi të fitonte gjithnjë e më shumë tenderë publik, në thelb pa asnjë konkurs…”

Për më shumë informacion mund të ndiqni linkun në “Fusha SH.P.K”

Kurse për Blerim Devollin, uebfaqja shkruan:
“Blerim Devolli është vetëm 45 vjeç, por ai lirshëm mund të përshkruhet si oligark i politikës së Kosovës. Ai u lind në Pejë, një qytet kufitar i Kosovës dhe zotëron kompaninë “Devolli Group” që filloi në vitin 1990 si një biznes i vogël.

Të tjerët oligarkë në listë janë edhe:

  1. Gagik Tsarukyan, Anëtar i Parlamentit në Asamblenë Kombëtare të Armenisë
  2. Anar Mammadov, djali i ish-Ministrit të Transportit në Azerbajxhan
  3. Nijaz Hastor, punëdhënësi më i madh privat në Bosnje dhe Hercegovinë
  4. Delyan Peevski, deputet në Parlamentin e Bullgarisë
  5. Bidzina Ivainshvili, miliarderi gjeorgjian
  6. Lorinc Meszaros, mik i kryeministrit hungarez Viktor Orban,
  7. Aivars Lembergs i grupit “tri A” në Latvi
  8. Jordan Kamchev, njeriu më i pasur në Maqedoni
  9. Vladimir Plahotniuc, i Partisë Demokratike në Moldovë,
  10. Milo Dukanoviç, ish-Kryeministri dhe Presidenti i Malit të Zi
  11. Dan Voiculescu i Rumanisë
  12. Alisher Usmanov, njeriu i pestë më i pasur në Rusi
  13. Miroslav Miskoviç, miliarder serb dhe pronar i Kompanisë “Delta”
  14. Bojan Petan, ish-drejtor i agjencisë së inteligjencës sllovene
  15. Rinat Akhmetov, njeriu më i pasur në Ukrainë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Stresi viziton vëllain tek varrezat... pak orë para "Këngës Magjike" (FOTO)
Previous article Real Madridi shkatërron Sevillën në “Santiago Bernabeu” (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT