• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKELJET ME ‘VULËN E MJEKES’/ Ministria e Shëndetësisë SHKARKON drejtoreshën dhe laboranten: Nuk kishin …
Home
Aktualitet
Drejtësi

SHKELJET ME ‘VULËN E MJEKES’/ Ministria e Shëndetësisë SHKARKON drejtoreshën dhe laboranten: Nuk kishin …

27 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Sociale

Prej dy ditësh emisioni “Stop” ka trajtuar problematikën dhe shkeljet në poliklinikën numër 8 nga ana e drejtoreshës “së përkohshme” Nevila Shtino.

Menjëherë pas denoncimit të emisionit “Stop”, Ministria e Shëndetësisë ngriti një punë për të verifikuar këtë rast.

Pas inspektimit, MSH vendosi shkarkimin e drejtoreshës Shtino, e cila nuk plotësonte kriteret kryesore për të qenë në krye të një qendre shëndetësore, laboranten pa arsimin përkatës dhe mbylljen e kontratës së infermieres që mbahej në punë pas moshës së pensionit.

Një ditë më PARË

Kryeministri Edi Rama përsërit shpesh në dëgjesat publike se zgjidhja e çdo shqetësimi të qytetarëve është portali “Shqipëria që duam.al”. Por qytetarët nuk marrin as zgjidhje dhe as përgjigje. Kjo ndodhi edhe me rastin e ambulancës numër 8, drejtoresha e së cilës, Nevila Shtino, është emëruar pa asnjë kriter, pa eksperiencë pune dhe pa specializime. Ajo madje e ka kthyer edhe institucionin të tillë, duke rikthyer në punë një infermiere të dalë në pension, e duke mbajtur laborante pa arsim përkatës.

Por në portalin “Shqipëria që duam.al” thuhet se Nevila Shtino është emëruar si drejtoreshë e përkohshme në këtë qendër shëndetësore, ndërkohë që kanë kaluar 4 vjet në këtë post. Përsa i përket rikthimit në punë të infermieres së dalë në pension, Burbuqe Lazajt, u tha se i është shtyrë mosha e daljes në pension dhe se po zëvendëson një infermiere që është me raport mjekësor.

Ndërsa për laboranten Nexhmije Vellku thuhet se është diplomuar në Biokimi Klinike dhe ka mbaruar një specializim 5-vjeçar në Itali. Por kjo e fundit vulos përgjigjet e analizave, ndërkohë që këtë gjë duhet ta bëjë vetëm një mjek. Në vulën që shoqëronte analizat shkruhej Dr. Nexhmije Vellku, por pas denoncimit të qytetarëve në portalin “Shqipëria që duam.al” vula nuk u vendos më.

Pas denoncimit të emisionit “Stop” mbrëmjen e së hënës, Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune dhe shkuan për të verifikuar situatën në Poliklinikën numër 8. Gjithashtu u transmetua një kamera e fshehtë në qendrën shëndetësore numër 8, ku shfaqet mungesa e mjekut pediatër ditën e dielë.

Infermierja – Po?

Qytetarja – Si je? Si kalove? A ka pediatër sot?

Infermierja – Po, ja doktoresha!

Qytetarja – Si kaloni doktoresha?

Doktoresha – Mirë. Si je ti?

Qytetarja – Mirë, kam një fëmijë 3-muajsh, por vetëm të vjella ka. Nuk ka as temperaturë, as heqje barku. Ta sjell një herë ta shohësh?

Doktoresha – Po e ke vizituar te mjeku pediatër tamam?

Qytetarja – Jo, unë them… ia kam lënë vapës.

Doktoresha – Sille një herë!

Qytetarja – Deri në çfarë ore do të jesh këtu?

Doktoresha – Deri në 1:30, pastaj vjen mjeku tjetër. Ka deri në 8 të darkës mjek. Mirë?

Qytetarja – Në rregull!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Zvicra rimer avantazhin dhe është me një këmbë në 1/16 (VIDEO)
Previous article Dzemaili shënoi golin e tretë shqiptar për Zvicrën, ish-bashkëshortja në delir (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar Aktualitet

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT