• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

26 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-deputeti i PS-së Plarent Ndreca është paraqitur ditën e sotme në 26 shkurt në GJKKO, si i dyshuar për veprën penale të shkeljes së barazisë në pjesëmarrje në tendera. Kjo vepër i atribuohet kohës kur ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Ndreca ishte vetë i pranishëm në seancë.

Më herët përmes avokatit, Ermal Yzeiraj, ai kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, gjë e cila u rrëzua. Avokati i Ndrecës kërkoi nga Gjykata e Posaçme shpalljen e moskompetencës së çështjes.

“Kjo gjykatë nuk është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje, akuza është e paqartë. Me ndryshimet e nenit 75 të Kodit të Procedurës Penale, GJKKO gjykon krimet bazuar në nenin 258. Mbi 800 mijë lekë, kompetente për shqyrtimin e kësaj shume është kjo gjykatë, përndryshe nën 800 mijë lekë do duhet shqyrtuar nga gjykatat e zakonshme. Kemi dy procedura, por sa është vlera e tyre? E para ka vlerën zero. Edhe me dokumentacion. Procedura e dytë ka vlerë, por nuk ka konkurrencë. Nëse nuk ka konkurrencë, nuk shkelet barazia e pjesëmarrjes në tendera”, tha avokati Ermal Yzeiraj.

Prokuroria tha se i njëjti qëllim kriminal përbashkon të dyja procedurat. Ndërsa, e menjëhershme ishte përgjigjja nga mbrojtja.

“Ne këtu ndahemi, sepse lidhja nga prokuroria është logjike, por pa shkak ligjor. Këtu duhet të prevalojë institucioni përgjegjës, APP (Agjencia e Prokurimit Publik). Pse nuk qëndron qëllimi që i ka bërë bashkë procedurat. Personat janë nga institucione të ndryshme, KVO-të. Që të kesh të njëjtin qëllim kriminal, do duhet që personat të kishin rënë dakord paraprakisht, por punonjësit janë bërë bashkë në mënyrë rastësore”, shtoi avokati.

Vetë Ndreca u shpreh në gjykatë se akuza është e paqartë dhe konfuze.

“Akuza është e paqartë, konfuze. Por kjo vlen për këtë moment procedural, prokuroria është e paqartë sepse nuk thotë për çfarë tenderash akuzohem unë. Cila nga këto procedura është shkelur? Nuk ka pasur shpenzime të përcaktuara me fond limit në buxhetin e shtetit. Kemi një procedurë me konkurrim dhe një tjetër pa konkurrim. E para ka vlerën zero, me konkurs; tjetra me fond limit pa konkurrencë, në pamundësi për të shkelur barazinë në tendera. Referuar ndryshimeve të 2021 përfshihet edhe dekriminalizimi i procedurave tenderuese me vlerë zero”, deklaroi ai.

Prokurorja Dorina Bejko nënvizoi se qëllimi final i Ndrecës ka qenë paracaktimi i fituesit në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

“Ne kemi mbajtur qëndrimin tonë edhe në seancë paraprake dhe të pandehurit i është rrëzuar kjo kërkesë në atë fazë. Ne kemi vlerësuar që të dyja procedurat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ndaj e kemi akuzuar vetëm për një episod. Qëllimi final ka qenë paracaktimi i fituesit në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme”, tha Bejko.

Në fund të seancës së sotme, trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesja, Rudina Palloj, dhe dy anëtarët, Flojera Davidhi dhe Erjon Çela, vendosën të rrëzojnë kërkesën paraprake të mbrojtjes për shpalljen e moskompetencës.

“Vepra penale për të cilën akuzohet i pandehuri është nën kompetencën e Gjykatës së Posaçme. Gjykata e ka të ndaluar në këtë moment të arsyetojë mbi bazë fakti, por vetëm për kërkesat paraprake.” Mbrojtja kërkoi kohë për t’u njohur me argumentet e SPAK që provojnë se Plarent Ndreca ka kryer shkelje të barazisë në tendera.

Gjykata e pranoi kërkesën. Seanca e ardhshme do të mbahet më 5 mars, në orën 11:00.

Ish- ligjvënësi socialist akuzohet për periudhën 2019 – 2020, kur Ndreca në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, dyshohet se ka përfituar nga tenderi i rikonstruksionit të katër komisariateve në vend.

Ai u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që pas auditimit të bërë, konstatoi fryrje të kostos reale të prokurimit publik, që përfshinte komisariatin e Mirditës, komisariatin, nr 4 të kryeqytetit, atë të Vlorës e Pogradecit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari
Previous article NEGOCIATAT ME BE/ Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT