• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKELJA E PRIVATËSISË/ Policia kontroll në tualete për kamera të fshehura
Home
Jetë

SHKELJA E PRIVATËSISË/ Policia kontroll në tualete për kamera të fshehura

2 September, 2018 k.autor Jetë

Kamerat e fshehura në tualete dhe dhoma ndërrimi janë kthyer në një problem alarmant për policinë në Seul të Koresë së Jugut.

Autoritetet janë zotuar se do të kontrollojnë çdo ditë për kamera të fshehura në të gjithë tualetet publike në kryeqytet, pasi vetëm vitin e kaluar u raportuan më shumë se 6 000 raste të pornografisë me kamera të fshehura.

Videot shpesh ngarkohen në internet pa dijeninë e viktimave.

Më herët këtë vit, dhjetëra mijëra gra protestuan kundër kamerave të fshehura duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “jeta ime nuk është pornografia jote”.

Aktivistët thonë se gratë jetojnë me frikën e vazhdueshme të fotografimit apo filmimit pa dijeninë e tyre. Rreth 80 për qind e viktimave të pornografisë me kamera të fshehta janë gra.

Megjithë kontrollet e deri më tanishme, zyrtarët kanë thënë për “BBC” se është e vështirë të kapen autorët pasi ata i vendosin kamerat dhe i heqin ato brenda 15 minutave.

Më shumë se 5 400 persona janë arrestuar për krimet në lidhje me kamerat e fshehta vitin e kaluar, por vetëm 2 për qind e tyre janë dënuar.

Agjencia koreanojugore e lajmeve “Yonhap” raporton se 50 punonjës të ngarkuar posaçërisht për gjetjen e kamerave të fshehura nuk kanë arritur të zbulojnë asnjë të tillë në dy vite.

Policia koranojugore ka transmetuar disa spote televizive me të cilat synohet sensibilizimi pasi video të tilla mund të çojnë deri në vetëvrasje të personave të filmuar fshehurazi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMIGRANTËT MYSLIMANË/ Kryeministri çek: Janë kërcënim për civilizimin evropian
Previous article Ze Maria ndjen frikë/ Tani nuk ka më justifikime, iki nëse nuk vjen kthesa

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT