• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKELET ARMËPUSHIMI NË SUDAN/ Vijojnë sulmet ajrore dhe bombardimet në kryeqytet
Home
Nderkombetare

SHKELET ARMËPUSHIMI NË SUDAN/ Vijojnë sulmet ajrore dhe bombardimet në kryeqytet

20 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Sulmet ajrore në periferi të kryeqytetit sudanez Khartorum nuk kanë të ndalur. Prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë mëngjesit vendi ka qenë nën bombardimin e avionëve luftarak. Luftimet kanë bllokuar civilët në një krizë humanitare dhe më shumë se një milion njerëz janë detyruar të zhvendosen.

Luftimet midis forcave të armatosura të Sudanit dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë kanë shkaktuar një prishje të rendit dhe ligjit. Stoqet e ushqimeve, parave dhe nevojave elementare janë duke u pakësuar.

Sulmet ajrore u raportuan nga dëshmitarë okularë në Amdurman jugor dhe Bahri veriore, dy qytetet përtej Nilit nga Khartoum që formojnë “kryeqytetin e trefishtë” të Sudanit. Disa nga bastisjet u zhvilluan pranë ndërtesës së transmetuesit shtetëror në Omdurman.

Konflikti, i cili filloi më 15 prill, ka detyruar afro 1.1 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Rreth 705 njerëz janë vrarë dhe të paktën 5287 janë plagosur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo është java e gjashtë e luftimeve në Sudan.

Bisedimet në Jeddah të Arabisë Saudite, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, kanë qenë jopërfundimtare dhe të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të shumta të armëpushimit.

Të dy palët akuzuan njëra-tjetrën, për fillimin e luftimeve në Nyala, një nga qytetet më të mëdha të vendit, i cili kishte gëzuar një qetësi relative për javë të tëra falë një armëpushimi të negociuar në vend

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! 8 ushqimet më të dëmshme për shëndetin, por që ne i konsumojmë shpesh
Previous article "NUK I THEM EMRAT..."/ Ermiona ka ftuar Luizin që t’a vizitojë, por a do e shoqërojë Kiara?

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT