• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKATËRROHET RRJETI/ Si shfrytëzoheshin shqiptarët në Gjermani, nuk paguheshin për…
Home
Breaking News

SHKATËRROHET RRJETI/ Si shfrytëzoheshin shqiptarët në Gjermani, nuk paguheshin për…

29 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia Federale dhe Dogana e Gjermanisë në një aksion të përbashkët të përmasave të mëdha ka arrestuar të mërkurën në ishullin Rügen një rrjet kontrabanduesish me qenie njerëzore. Ata dyshohen të kenë sjellë numër të madh shqiptarësh për të qëndruar dhe punuar ilegalisht në Gjermani.

Tre të dyshuarit kryesorë, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të Gjermanisë akuzohen se përveç që i kanë kontrabanduar shqiptarët nuk iu kanë dhënë as hakun e tyre, për punën që kryenin

Gjatë aksionit janë bastisur gjithsej shtatë objekte, në mes të të cilave edhe një kantier ndërtimi në ish plazhin nazist të quajtur Prora, ku është arrestuar njëri ndër tre të dyshuarit kryesorë, transmeton albinfo.ch. Këtu është konfsikuar edhe një sasi e konsiderueshme materiali që shërben si dëshmi për kryerje të veprave penale të kontrabandimit dhe të mundësimit të punës ilegale.

Më tutje policia në komunikatën e saj thotë se në kantier janë zënë duke punuar pa leje qëndrimi dhe pune 11 shtetas shqiptarë. Kundër tre të dyshuarve kryesorë, shtetas të Maqedonisë dhe të Gjermanisë janë zhvilluar hetime edhe gjatë vitit 2018. Ata akuzohen se, përveç që i kanë kontrabanduar shqiptarët, ata po ashtu edhe i kanë privuar nga pagat e tyre dhe i kanë keqpërdorur ato (pagat).

Personat në fjalë dyshohen se shtetasve shqiptarë të ardhur ilegalisht në Gjermani ua kanë organizuar qëndrimin dhe punën ilegale, duke i punësuar me qëllime shfrytëzimi.

Gjatë bastisjeve të bëra me urdhëresë të Prokurorisë Publike Stralsund janë konfiskuar veç tjerash, dokumente biznesi, vërtetime të ndryshme, telefonë mobilë, kompjuterë etj si dhe dokumente identifikimi. Përveç kantierit në Prora , janë kontrolluar po ashtu edhe gjashtë objekte banimi dhe biznesi në Binz, Lauterbach, Lüssoë dhe Hamburg. Merret vesh se edhe një helikopter ka qenë i angazhuar në këtë aksion policor përmasash të mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E NJOHU NË AVION/ Vajza 21 vjeçare kërkon e dëshpëruar për të panjohurin
Previous article I DINIT? Shenjat e horoskopit, nga më shpirtmirat te më të ligat

k.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT