• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKATËRROHET GRUPI KRIMINAL/ Si ranë në pranga 4 trafikantët në Berat, sekuestrohen armë dhe drogë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKATËRROHET GRUPI KRIMINAL/ Si ranë në pranga 4 trafikantët në Berat, sekuestrohen armë dhe drogë

5 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Goditet një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë, ndërsa në pranga janë vënë 4 pjesëtarë të tij.

Policia bën me dije se si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëzhgimi”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit J. K., 23 vjeç, Gj. B., 26 vjeç dhe K. D. 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, si dhe shtetasi Sh. I., 19 vjeç, banues në Berat.

Nga provat e siguruara nga ky operacion, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se vepronin në kuadrin e një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI PËR SEKRETAREN E "MSH"/ Braçe i kthehet opozitës: Flisni për drejtësi ju që vratë njerëz në mes të bulevardit...
Previous article HISTORIA E RRALLË/ Bëri 20 vite burg për vdekjen e 4 fëmijëve të saj, nëna lirohet pas provave të reja shkencore

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT