• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shkatërrohet “GRUPI KRIMINAL” në Greqi/ Policia arreston 3 meshkuj dhe 1 femër shqiptare në flagrancë
Home
Aktualitet
Kronikë

Shkatërrohet “GRUPI KRIMINAL” në Greqi/ Policia arreston 3 meshkuj dhe 1 femër shqiptare në flagrancë

9 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke thotë se ka asgjësuar një grup që kishte organizuar transportimin e një sasie droge nga Athina për në Patra, ku do të trafikohej.

Në pranga kanë rënë katër shtetas shqiptarë, të moshës 37, 33 dhe 28 vjeç, si dhe një femër me moshë 26 vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me 33 vjeçarin, ndodheshin në një makinë që lëvizte në aksin Athinë Patra, ndërsa makina tjetër që drejtohej nga 37 vjeçari kishte rolin e pararojës.

Kur ata mbërritën në qytezën e Rios, në makinën e dytë hipi dhe 28 vjeçari dhe të gjithë bashkë shkuan në një vend afër parkingut të spitalit, ku fshehën midis shkurreve tre qese plastmasi.

Një skuadër e policëve kontrolluan aty dhe konstatuan se brenda qeseve kishte 11 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 9,05 kilogramë.

Skuadra tjetër arrestoi katër shqiptarët që sipas komunikatës së policisë tentuan të rezistonin, por pa rezultat. Gjatë kontrollit trupor të arrestuarve iu gjetën 890 euro dhe gjashtë telefona celularë që u sekuestruan, ashtu sikurse dhe dy automjetet.

Nga verifikimi i identitetit rezultoi se tre meshkujt e arrestuar ishin të skeduar nga policia për çështje që lidheshin me drogën dhe përdorimin e armëve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fiorentina dhe Napoli interesohen për mesfushorin e talentuar të Kosovës
Previous article Nga “Jam nona” te “ehaaaa”! Shprehjet qesharake që u kthyen hit në internet (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT