Detaje të reja kanë dalë për operacionin e zhvilluar dje në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam. Report Tv ka mësuar se në operacionin ku u arrestua Safet Bajri, është arrestuar dhe Elvis Brajoviç. Brajoviç është vëllai i Erogen Brajoviç, i arrestuar pak ditë më parë gjatë aksionit të FNSH dhe RENEA në lagjet Dobraç dhe Kiras në Shkodër. Behar Bajri, është arrestuar në Shkodër, ndërsa Enver Bajri, dyshohet se është arrestuar në Roterdam. Dy të arrestuarit Behar dhe Enver Bajri, janë kushërinj të parë të Safet Bajrit.
Tre të arrestuarit akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenëve. Ata janë arrestuar pas një operacioni që policia e Shtetit ka zhvilluar në vend. Operacionet në Shkodër vijnë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet. Në vetëm 3 muaj, në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ku më e fundit ishte ajo e biznesmenit Arjan Ferracaku. 2 persona të tjerë janë raportuar si të zhdukur, ndërkohë që FNSH dhe RENEA arrestuan pak ditë më parë të tjerë persona të akuzuar si të përfshirë në këto ngjarje.
11 persona janë arrestuar në një aksion policor i shtrirë në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim dy persona, në sajë të aksionit ‘Oaz’.
TE ARRESTUARIT
Behar Bajri,
Sahmet Alluni,
Ilir Rustemi
Ermat Plaku
Asmet Bilali
Armir Grimaj
Safet Rustemi
Fabjol Rezhepi
Ismet Idrizi
Denis brajoviç
Kaludio
Në kërkim;
E.B.
N.H, 34 vjeç


