Oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë së Tripolit, pas një hetimi një mujor dhe sistematik, zbërthejnë një organizatë kriminale të përbërë nga një grup me aksion të vazhdueshëm dhe të strukturuar mbarëkombëtar që prej gushtit 2022.
Në një operacion të koordinuar dhe të gjerë policor me asistencën e Shërbimeve AS, më 27 janar në Korinth dhe Atikë, u arrestuan katër anëtarë të bandës, me origjinë shqiptare, të moshës 26 deri në 44 vjeç, për formimin e organizatës kriminale, rasteve të vjedhjeve, pastrimit të parave, veprës narkotike, dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë dhe të huajve.
Nga kërkimet deri më sot, në mbarë vendin kanë dalë të paktën 21 raste vjedhjesh, me organizatën kriminale që në vetëm 5 muaj veprim ka përfituar një përfitim financiar të paligjshëm prej të paktën 200 mijë euro.
Banditë shqiptarë e nisën aktivitetin e tyre kriminal të paktën nga gushti 2022. Ata goditën në rajone të ndryshme të Greqisë si Arkadia, Korinthia, Argolis, Akaia, Aetoloakarnania, Fokida, Evrytania, Preveza, Arta, Trikala dhe Kardita.
Duke përdorur dhe duke pasur si “mbulesë” një Mercedes luksoz I.X. ata po “çanin” territorin grek dhe po kërkonin objektivat e tyre të radhës.
Dobësia e tyre ishin bizhuteritë, metalet e çmuara, paratë e gatshme dhe orët e shtrenjta Rolex , siç shihet në materialin përkatës fotografik të publikuar nga protothema.gr.