• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shkatërrohet banda, sekuestrohen mbi 900 kg kanabis, arrestohen 11 shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

Shkatërrohet banda, sekuestrohen mbi 900 kg kanabis, arrestohen 11 shqiptarë

19 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Policia e Malit të Zi ka vënë në pranga 11 persona, gjatë operacionit të koduar “Trik” ose “Mashtrimi”, i nisur prej një viti. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 928 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 1.7 kg drogë e llojit heroinë dhe 3 kg bazë materiale për përzierjen e lëndës narkotike.

Në prangat e policisë malazeze në Podgoricë ka rënë shtetasi shqiptari Ndue Pepaj, 27 vjeç, banues më Malësi të Madhe, pronar i një lokali të quajtur “Cavaliero”, në zonën e Bajzës. Ai akuzohet nga prokuroria në bazë të hetimit se ka qenë kreu i grupit kriminal të strukturuar, të cilët nga Shqipëria kanë trafikuar lëndën narkotike në Mal të Zi dhe e kanë shpërndarë atë nëpër vende të ndryshme.

8 persona tjerë janë arrestuar që nga fillimi i këtij aksioni policor një vit më parë. Ndërsa ditën e diel dhe të hënë në Podgoricë në pranga kanë rënë Ndue Pepaj dhe shtetasit Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junça, të tre këta shqiptarë nga Tuzi i Malit të Zi.

Ndërsa janë kryer edhe kontrolle në disa banesa, ku dyshohet se janë përdorur nga ky grup kriminal, si dhe janë sekuestruar tre automjete dhe një armë zjarri automatik, e cila ka qenë e groposur në bahçen e një shtëpie në lagjen Konik të Podgoricës.

Arma do i nënshtrohet akt ekspertizës, pasi dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e vrasjeve në Mal të Zi. Ndaj shtetasit Ndue Pepaj prokuroria e Malit të Zi ka ngritur akuzën për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush vërtet dëshiron më shumë seks, meshkujt apo femrat?
Previous article E pyesin për goditjen me këpucë drejt Ramës, Kryemadhi e komenton kështu

Redaktor2

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë Aktualitet

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT