Tetë shqiptarë janë vënë në pranga në kryeqytetin helen për trafikim të lëndëve narkotike.
Autoritetet fqinje bëjnë me dije se shqiptarët dhe dy të rinj të tjerë me shtetsi greke janë arrestuar duke shpërndarë drogë pranë shkollave në Zografo, Kaisariani, Pagrati dhe Virona.
Tre muajt e fundit kanë qarkulluar 12.5 kg marijuanë dhe kanë fituar rreth 100 mijë euro. Një gram marijuanë ata e shisnin për 5-8 euro. Gjithashtu të rinjve iu sekuestruan 1.5 kg marijuanë, 8000 euro, 1 pistoletë, 12 celuarë, 3 makina dhe 1 motor.
Të gjithë të arrestuarit janë të moshave 16 deri 26 vjeç. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre.