• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKATËRROHET BANDA KRIMINALE/ 32-vjeçari shqiptar kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Itali, shpërndante kokainë me makina luksoze
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKATËRROHET BANDA KRIMINALE/ 32-vjeçari shqiptar kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Itali, shpërndante kokainë me makina luksoze

18 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë dhe më pas është ekstradua drejt Italisë, pasi kërkohej si anëtar i një organizate kriminale ekstrakomunitare e trafikut të drogave të forta në rajonin e Emiglia Romagna, por edhe më gjerë. Mediat e huaja shkruajnë se ishte 21 shtator 2023 kur në provincat Reggio Emilia dhe Parma, karabinierët e Kompanisë Castelnovo në Monti, bashkë me Prokurorinë, zbatuan urdhrin e paraburgimit të 24 personave nën hetim, së bashku me 7 të tjerë, në kuadër të hetimit të “Fast Car”, për krime në lidhje me trafikun e drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

Siç raportohet mes të dyshuarve ishte edhe një 32-vjeçar shqiptar, i cili në momentin e ekzekutimit të urdhrave rezultoi se ishte larguar dhe ndodhej në Spanjë. Por më pas autoritetet spanjolle kanë njoftuar homologët e tyre se i kërkuari është kapur për efekt ekstradimi, pas urdhërit ndërkombëtar të arrestit. Operacioni “Fast Car” nisi në Reggio Emilia, më 31 dhjetor 2019, ku fillimisht u kap një 42-vjeçar italian, të cilit iu gjetën 30 gramë të kokainës dhe parave të gatshme.

Hetimet e thelluara zbuluan një rrjet edhe më të gjerë kriminal të trafikut, që çuan në arrestimin në flagrancë ose me urdhër arresti të 11 personave të tjerë. Kanali i furnizimit ishte ai i Campania dhe lënda narkotike e vendosur në tregun Reggio Emilia vinte kryesisht nga rrethi Scampia i Napolit. Qarkullimi i vlerësuar ishte rreth 10 mijë euro në ditë. Mes të arrestuarve janë edhe 3 shqiptarë, kurse organizata përbëhej nga vendas dhe ekstrakomunitarë, si algjerianë dhe marokenë. Sipas hetimeve, grupi funksiononte që para pandemisë, madje kishte lidhje edhe me tregun e medikamenteve që përdoreshin për të përzier lëndën narkotike apo si përbërës psikotrop tek përdoruesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET 2025/ KQZ & OSBE: Media të respektojë standardet më të larta etike dhe profesionale
Previous article "BURRI IM ËSHTË MILIONER NGA..."/ Adelina Tahiri tregon për presionin publik pas martesës

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT