Edhe pse i dënuar me 15 vite burg në Itali dhe i shpallur në kërkim për trafik droge, emri i Moisi Habilajt ka dalë sërish në skenë duke bërë ndërmjetësin mes dy shqiptarëve të arrestuar dhe mafiozit Natalino Niza të Cosa Nostra. Sipas mediave italiane nga përgjimet e kryera ndaj dy shqiptarëve Julian Hoxhaj e Indrit Karafili të arrestuar në Itali ditën e djeshme, ka dalë se ato komunikonin me Moisi Habilaj, i ndodhur në arrati, për të ndërmjetësuar trakun e 30-40 kg kanabis të dy shqiptarëve për Cosa Nostran.
Mafiozi Natalino Niza i Cosa Nostra ka kërkuar 30-40 kg kanabis dhe për këtë Habilaj i ka lidhur me Julian Hoxhaj e Indrit Karafili.
Nga përgjimet e policisë italiane më datë 9 prill 2019 është regjistruar një dialog brenda një automjeti të tipit “BMW X3”, i cili lëviz nëpër rrugët e Katanias. Brenda makinës ndodhen tre persona: dy trafikantët shqiptarë Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata diskutojnë për biznesin, furnizimet e drogës dhe çmimet, por gjithashtu për një farë Moisiu dhe një miqësi të veçantë të lindur në korridoret e burgut të Bicocca. Pas këtij emri, në letrat e hetimit të Cocorito, do të ishte Moisi Habilaj, trafikanti shqiptar i drogës i cili përfundoi pas hekurave në tetor 2017. Habilaj, i dënuar në shkallën e dytë me 15 vjet burg, por është arratisur nga 9 janari 2021 duke u larguar nga banesa ku qëndronte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.


