Qeveria e majtë rumune siguroi largimin e drejtueses së Prokurorisë Antikorrupsion (DNA) Laura Codruta Kovesi, shkarkuar sot nga presidenti, i cili ishte shprehur kundër shkarkimit të kësaj magjistrateje, kthyer në fytyrën e pushtetit gjyqësor në vend.
Presidenti rumun, Klaus Iohannis ka pranuar më në fund të shkarkojë drejtuesen e Prokurorisë Antikorrupsion (DNA), Laura Codruta Kovesi, e cila merrej me çështje të lidhura me korrupsionin në vend.
Presidenca rumune njoftoi sot shkarkimin e shefes së Prokurorisë Antikorrupsion (DNA) Laura Codruta Kovesi.
Koalicioni në pushtet do të diskutojë sot një shkarkim të mundshëm të presidentit të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, të cilin e akuzon për pezullimin e shkarkimit të Kovesit, shkruan atsh.
Social-demokratët kanë ndërmarrë një ndryshim rrënjësor të funksionimit të drejtësisë, kritikuar në mënyrë të veçantë nga kancelaritë perëndimore.


