Prokurorja Rovena Gashi ngrriti një padi ndaj Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, për shkak të shkarkimit të saj si drejtore e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Seanca gjyqësore për këtë çështje do të zhvillohet nesër në orën 14:30 pranë Gjykatës Administrative në Tiranë dhe Gashi nëpërmjet avokatit të saj kishte kërkuar praninë e Kryeprokurores.
Gjykata Administrative e ka rrëzuar sot kerkesën e padisë e Rovena Gashit.