• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKARKIMI I ROVENA GASHIT/ Avokati “ZBULON” të fshehtat: Ka lidhje ‘krye këput’ me ekstradimin e SEITIT
Home
Aktualitet
Drejtësi

SHKARKIMI I ROVENA GASHIT/ Avokati “ZBULON” të fshehtat: Ka lidhje ‘krye këput’ me ekstradimin e SEITIT

2 February, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Avokati i ish-drejtores së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rova Gashi, pretendon se shkarkimi i saj më 29 dhjetor të vitit që lamë pas nga Kryeprokurorja Arta Marku lidhet me ekstradimin e “financierit” të Habilajve, Nezar Seitin.

Deklarata qesharake e avokatit Çlirim Gjata eshte bere pas mbylljes së seancës së radhës në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku po zhvillohet procesi për lirimin nga detyra të Gashit. Teksa për ekstradimin e Seitit po bëhen verifikime dhe ka edhe një procedim penal të hapur nga Prokuroria e Durrësit, Gjata jep versionin e tij për atë që ka ndodhur.

Sipas tij, ish-drejtorja e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme ka pasur bazën e të dhënave që pengonin ekstradimin e Seitit, pasi për të ka çështje penale të hapur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

“Shkarkimi i Rovena Gashit ka lidhje me ekstradimin e Nezar Seitit, që ka qenë hapur në shkelje me ligjin. Sepse ndalohet, edhe kur është marrë vendimi, të ekstradohet një person kur ndaj tij ka një procedim penal në vendin tonë. Pra, pezullohet ekzekutimi i ekstradimit kur ka çështje penale këtu. Ka një bazë të dhënash në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ky person, që ka vendosur Gjykata të ekstradohet, verifikohet nëse ka ndonjë pengesë për t’u ekstraduar. Pra, lirimi i zonjës Gashi nga detyra që mbante, pra, që kishte këtë databazë të dhë- nash dhe ndodhja e ekstradimit pikërisht pas kësaj ngjarjeje, a nuk na bën neve të mendojmë?”, tha Gjata ditën e djeshme pas seancës.

  • SEANCA

Në seancën e djeshme në Gjykatën Administrative, avokati i Rovena Gashit kërkoi sqarime për motivacionin e lirimit nga detyra të klientes së tij. Ai tha para gjyqtarit të çështjes se Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka marrë më shumë kompetenca sa i lejon ligji me urdhrin e shkarkimit. Gjithashtu, sipas Gjatës, në urdhrin e shkarkimit nuk jepet asnjë motivacion për lëvizjen.

Gjata argumentoi se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme vepron vetëm brenda dispozitave kalimtare dhe nuk ka kompetencat e një prokurori të përgjithshëm të zgjedhur nga KLP-ja. Ai, madje, në fund të seancës, depozitoi një kërkesë me shkrim që në gjyq të vijë edhe vetë Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, që të përballet me klientin e tij. Gjyqtari i seancës do të shprehet për kërkesën e Gjatës në seancën e ardhshme, më 13 shkurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Joni ia kalon sërish Ardit Gjebreas me këtë urim për të ëmën (FOTO)
Previous article Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri bëhen kuzhinierë për një ditë. Për kë gatuajnë? (Video)

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT