• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I TRUMP/ Dy dëshmitë që tregojnë për politikën e fshehtë të Trump
Home
Nderkombetare

SHKARKIMI I TRUMP/ Dy dëshmitë që tregojnë për politikën e fshehtë të Trump

5 November, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Komiteti i Inteligjencës së Dhomës së Ulët në Kongresin amerikan ka publikuar sot transkriptimet e dëshmisë së ish-ambasadores amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch dhe dëshmive të ish këshilltarit të Departamentit të Shtetit Michael McKinley.

Dëshmitë e dy zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan janë shumë të rëndësishme në hetimin e Kongresit për shkarkimin e Presidentit Trump. Ato vijnë pas përpjekjes së Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar disa zyrtarë që të dëshmojnë.

Ish-ambasadorja e SHBA, Marie Yovanovitch ka dëshmuar se Shtëpia e Bardhë, konkretisht Presidenti Trump, nëpërmjet avokatit të tij Rudy Giuliani, janë përpjekur të minojnë figurën e saj dhe ta deligjitimojnë në Ukrainë për ta shkarkuar më pas si ambasadore.

Yovanovitch tha që ajo ishte “e tronditur” dhe “e shqetësuar” kur mësoi se Presidenti Trump i tha privatisht Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky se ajo “po kalonte një periudhë të vështirë”.

Në dëshminë e saj ajo thotë se nuk kishte “politikë zyrtare” në Departamentin e Shtetit për të lidhur ndihmën e Ukrainës me hetimet e ish-zv/presidentit Biden. Por pasi lexoi materialet e publikuara nga Demokratët në fillim të hetimeve dyshoi “nëse kishte një politikë jozyrtare”. Ajo nënvizon se Rudi Giuliani drejtonte një politike paralele të SHBA në Ukrainë.

Përmendja e emrit të saj në bisedën mes dy presidentëve si dhe sulmet nga avokati i Turmp, bën që ajo të kërkonte nga Deparatamenti i Shtetit një reagim ku të konfirmohej roli i saj si përfaqësuese e politikës së SHBA në Ukrainë, por sipas dëshmisë së saj kjo gjë i ishte refuzuar pasi mund të minohej drejtpërdrejtë nga presidenti Trump.

Nga ana tjetër, Michael McKinley, ish-këshilltari i Sekretarit të Shtetit ka dëshmuar se ai ka kërkuar tri herë shefit të tij të dalë në një deklaratë në mbështetje të ambasadores por kërkesa e tij nuk ishte marrë parasysh.

Ai dëshmoi se zgjodhi të jepte dorëheqjen nga pozicioni i tij për shkak të asaj që ai e konsideronte si përdorim të ambasadorëve “për të çuar para objektivat e brendshëm politikë”. Ai shton gjithashtu se në bisedën me zëvendës ndihmës sekretarin për Europën dhe Euroazinë, George Kent, ky i fundit ka shprehur shqetësimin se nuk po i dërgohen të dhënat e plota nga departamenti i shtetit.

McKinley thotë në dëshminë e tij gjithashtu se një nga arsyet që ai dha dorëheqjen ishte nga implikimi i SHBA me qeveritë e huaja për të siguruar informacion negativ për kundërshtarët politikë në favor të Presidentit Turmp.

Këto dëshmi rëndojnë pozitat e Presidenti Trump në çështjen e tij ndaj Kongresit pasi tregojnë se ai është angazhuar në mënyrë jo zyrtare, duke anashkaluar Departamentin e Shtetit, për të marrë informacione kundër kundërshtarëve të tij politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOALICIONI VV-LDK/ Konjufca: Brenda dy javësh arrihet marrëveshja
Previous article "ANKTH DHE TENSION" / Kjo shqiptare ka humbur. Kush e sheh të njoftojë policinë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT