Kur jemi në limitet e afateve kushtetuese për ngritjen e Komisionit Hetimor për nismën e 49 deputetëve propozues të Partisë Socialiste për shkarkimin e Presidenti Ilir Meta, mazhoranca është e vendosur të ecë me shpejtësi në këtë proces.
Ditën e sotme në orën 11:00 është parashikuar mbledhja e radhës e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Komisioni ka njoftuar për mbledhjen e sotshme edhe Presidentin Meta, i cili në fakt në një letër të dërguar më herët dje shkruante se mund të shkonte vetëm në datën 10 maj. ‘Ligjet’ do të marrin sot në shqyrtim kërkesën dhe mundësinë e ngritjes së një komisioni hetimor.
Në mbledhjen e djeshme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, dhe relatorja Klotilda Bushka, nënvizuan se Presidenti ka mbajtur qëndrim tërësisht të njëanshëm politik në favor të opozitës gjatë fushatës. Ai ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka përfaqësuar unitetin e kombit.
Kujtojmë se Komisioni i Ligjeve përgatit një raport dhe vendimin nëse do të ngrihet apo Komisioni Hetimor i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa hetimin e natyrës së shkeljeve të Presidentit të Republikës, pra janë të rënda apo jo, do të jetë Komisioni Hetimor që e vendos diçka të tilla.
Si nisën procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta? Për herë të dytë brenda dy viteve, Partia Socialiste nis procedurat për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Paralajmërimi i parë për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhje të 25 prillit, pasi Meta i shpalli luftë SHBA dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Kujtojmë se Ilir Meta kishte paralajmëruar se do të jepte dorëheqjen por nuk e bëri një gjë të tillë pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se do të kthehet në LSI në 2022, kur dhe i përfundon mandati i Presidentit. Nisur nga kjo, mazhoranca e njoftoi menjëherë nismën e saj për ta shkarkuar. Ishte vetë numri dy i PS-së, Taulant Balla i cili i pari konfirmoi një fakt të tillë, duke thënë se “do i bëjnë gati letrat e pensionit”. Ndërkohë që më i ashpër ishte Kryeministri Rama i cili tha se Ilir Metën e dënoi populli i Shqipërisë në mënyrën më spektakolare dhe Kuvendi i Shqipërisë do të formalizojë këtë vendi


