• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Komisioni Hetimor për Metën “nuk humb kohë”, dy pikat që priten të miratohen sot
Home
Politikë

SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Komisioni Hetimor për Metën “nuk humb kohë”, dy pikat që priten të miratohen sot

3 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Hetimor që po heton shkeljet e pretenduara nga presidenti Ilir Meta do të mblidhet sot në orën 12:00. Në këtë mbledhje do të miratohet Plani Hetimor në lidhje me shkeljet që mund të ketë bërë Presidenti Meta dhe pika tjetër është Procesverbali i Punës që do të zhvillohet në vijim.

Komision i Hetimit për Metën posedon përgjigjet e ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikimeve Zyrtare. Ndërkohë, ditën e sotme, në Komisionet e tjera, do të shqyrtohen edhe disa nga projekt-ligjet që janë kthyer nga kreu i shtetit.

 

Bëhet e ditur se Komisioni, ka hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet top-sekret. Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Veneciasnë një mision faktmbledhës. Ky komision do ta ketë të lehtë të japë një opinion të shpejtë, pasi nuk mungon precedenti. Komisioni Venecias për një çështje të ngjashme disa kohë më parë kur Qeveria Moldave pati një përplasje me presidentit e vendit u shpreh me opinion i cili vlejti për të shkarkuar presidentin e Moldavisë për shkelje kushtetuese.

Kuvendi ngriti Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës më 8 korrik, duke i lënë afat deri në 8 Tetor të vlerësojë nëse Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën. Komisioni drejtohet nga Ulsi Manja i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Komisioni ka nëntë anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita të cilët do të vendosin për shkeljet e Metës.

6 / 6
1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
1 / 6
Plani hetimor pritet të miratohet sot në Komisionin për Metën. Ai do të zgjasë deri më 8 tetor të viti 2019 dhe do të funksionojë në varësi të këtij plani:
1. Seancë dëgjimore me Presidentin Ilir Meta
2. Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve të marra nga ky Komision
3. Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, për administratën publike, për shqyrtimin e kërkesës së një grupi dokumentesh  për nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
4. Administrimi i kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta
5. Administrim dhe Shqyrtim i Opinionit të Komisionit të Venecias
6. Administrim i çdo dokumenti tjetër për të cilat Komisioni vihet në dijeni dhe i gjykon të arsyeshme t’i administrojë
7. Diskutim me gjetjet e Komisionit Hetimor sipas objektit të studimit
8. Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar
9. Paraqitja në Kuvend

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGATITET PËR NDESHJET NDAJ FRANCËS DHE ISLANDËS/ Reja shton dozën e stërvitjes së "kuqezive", ja plani i tij
Previous article CAPITAL T KTHEHET NGA PUSHIMET/ Nuk do ta besoni arsyen pse e bëri (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama Politikë

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në Politikë

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT