• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I METËS/ Gjikondi: Mesazh për këdo që shkel Kushtetutën, këtë herë ka hasur dhe harmoninë e ndërkombëtarëve
Home
Politikë

SHKARKIMI I METËS/ Gjikondi: Mesazh për këdo që shkel Kushtetutën, këtë herë ka hasur dhe harmoninë e ndërkombëtarëve

28 May, 2021 F.autor Politikë

Ndërsa nëKomisionin Hetimor është duke u lexuar raporti përfundimtar për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i tij si President dhe më pas t’i dorëzohet Parlamentit, aktivistja Brizida Gjikondi e cilësoi këtë si një hap të vonuar por të domosdoshëm si një mesazh të qartë në të ardhmen për këdo që mund të sillet në mënyrë të papërgjegjshme si ai. Në një intervistë për Report Tv, Gjikondi tha se si Ilir Meta si Sali Berisha janë ripërsëritës të mëkateve të tyre dhe kjo ka ndodhur pasi ata nuk janë dënuar dhe ndëshkuar për krimet dhe korrupsionet e bëra.

“Ilir Meta është ripërsëritës i mëkateve dhe gjynaheve të vetes së tij si me korrupsionin si me të folurin dhe njerëzit  e pandëshkuar bëhen ripërsëritës si për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Ky është komisioni i dytë i ngritur kundër tij. Parlamenti është i vonuar për të shkarkuar Metën, ky është komisioni i dytë, komisioni i parë  e anuluan e nisën me bujë dhe më pas e përfunduan me heshtje. Mendoj se kjo radhë është ë vërteta”, tha Gjikondi.

Ngritjen e komisionit të dytë për shkarkimin e Metës për Gjikondin këtë herë ka sjellë dhe vendosmërinë  e socialistëve pasi ky rrugëtim është në harmoni edhe me ndërkombëtarët.

“E shikoj si vullnet të ndërkombëtarëve për t’i shkuar këtij komisioni deri në fund. Është harmonia e mazhorancës me ndërkombëtarët në këtë rrugëtim që po bëjnë ndaj presidentit. Nuk është i turpshëm por i nevojshëm për të qenë si një mesazh për çdo president të papërgjegjshëm që do të vijë më pas”, tha Gjikondi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA/ Prezantohet “certifikata e gjelbër” e BE për COVID-19
Previous article PUBLIKOHET PËR HERË TË PARË FOTO/ Artan Hoxha: Ky është vrasësi i Everest Çakës në Elbasan

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT