Situata politike ka arritur kulmin me aktin presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke rritur ndjeshëm temperaturat e paralajmerimin e një konflikti te ashper politik mes mazhorancës dhe kreut të shtetit.
Nga Burreli, kryeministri Edi Rama lëshoi një deklaratë të fortë ku theksoi se me vendimin që Meta pritet ta shpallë si dekret të hënën nuk e meriton vendin e presidentit. Kjo po kuptohet se mazhoranca mund të marrë nismen për shkarkimin e tij ne Parlament.
Por nëse realizohet për largimin e tij, socialistët kanë nevojën e votave të opozitës së re, pikërisht të atyre deputetëve që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit nga listat Lëvizjes Socialiste për Integrim (ish-partia e Metës) dhe ato të PD-së.
Një zhvillim i fundit ka ndodhur këtë të dielë ku vëmendja më e madhe është fokusuar të përplasjet mes PD-së dhe PS, si dhe me presidentit.
Deputeti i LSI-së, Lefter Koka ka mbledhur jashtë vëmendjes së medias deputetët e LSI-së që janë në Parlament, duke i ofruar nje dreke jashte Tiranes.
Mes tyre është edhe deputeti Ralf Gjoni, si dhe deputetët e tjerë që kanë krijuar grupin parlamentar të “Pavarur”, por që kanë dalë nga listat e LSI-së.
“Shqipëria do të ecë vetëm përpara! I detyrohemi shqiptarëve, rrugën e pakthyeshme të integrimit euro-atlantik të atdheut!”, shkruan Koka në foton që poston së bashku me 11 deputetët e tjerë të Parlamentit.
Një reagim që mund të komentohet edhe si një sinjal ndaj mazhorancës, por edhe si një përpjekje për ndalur ndonjë përplasje tjetër mes palëve. Parlamenti aktualisht ka 122 deputetë për shkarkimin e tij nevojiten 94 vota. Për të realizuar një vendim të tillë duhen 94 vota, kështu që socialistët ia kanë nevojën deputetëve të opozitës së re, pasi vetë kanë vetëm 79 vota.


