Artan Spahiu ka pranuar për të qenë ekspert ligjor pranë Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Metës.
Spahiu është thirrur sot nga Komisioni, teksa ka deklaruar para anëtarëve se e pranon detyrën.
Kryetari Alket Hyseni i ka uruar mirëseardhjen dhe i ka bërë me dije se Sekretaria do i vendosë në dispozicion çdo mjet.


