• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKARKIMI I LULOS/ Flet kreu i Kushtetueses: Jemi në ngërç, gjykata nuk funksionon
Home
Aktualitet
Drejtësi

SHKARKIMI I LULOS/ Flet kreu i Kushtetueses: Jemi në ngërç, gjykata nuk funksionon

23 March, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Gjykata Kushtetuese në situatën e gjendur me 5 anëtarë është e bllokuar. Ky ngërç, sipas kryetarit te Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, krijohet pas lajmit të shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Bashkim Dedja deklaroi: “Neni 32 i ligjit organik te gjykates kushtetuese parashikon se seancat gjyqësore zhvillohen me 6 antarë në mënyrë që të quhen të vlefshme, ndërsa ligji për rivlerësimin kalimtar, neni 62 parahsikon se në rast se subjekti i rivlerësimit ankimon vendimin ne Kolegjin e Apelimit, gjyqtari pezullohet deri në marrjen e vendimit ndaj gjatë kësaj periudhe ai nuk mund të marrë pjesë në vendimmarjen e GJK qoftë në shqyrtimin apo marrjen e vendimit”.

Kjo pamundëson punën në Gjykatën Kushtetuese e cila tashmë mund të funksionojë vetëm përmes Kolegjeve. Kjo, sipas Dedjes, mund te funksionoje vetëm në ato raste kur kolegji është unanim.

“Çdo çështje që kalon në seancë gjyqësore apo në mbledhjen e gjyqtarëve, tashmë nuk mund të bëhet më sespe duhen 6 anëtarë. Kolegjet janë prej tre gjyqtarësh dhe shqyrtojnë paraprakisht çështjet nëse i plotësojnë kriteret për të kaluar në seancë gjyqësore apo jo. Në rast se vetëm një nga anëtarët ka mendim ndryshe, çështja kalon në shqyrtim në mbledhje të të gjithë antarëve”, u shpreh ai.

Pyetje: Edhe kjo e pamundur nga momenti që trupa e gjithë anëtarëve nuk plotëson dot kuorumin prej 6 gjyqtarësh. Sa i përket zgjidhjes së gjyqtarëve pa kaluar vetingun?

“Kjo mund të jetë zgjidhje oportune, që emërimet të bëhen pa kaluar vetingun, por kjo është zgjedhja e atyre që bëjnë vlerësimi dhe këtu anashkalohet Kushtetuta. Iu takon atyre që kanë vullnetin për ta bërë një gjë të tillë. Nëse zbatohen kriteret ligjore kushtetuese, atëherë kjo gjë nuk mund të ndodhë”.

Presidenti dhe Kuvendi tashmë kanë depozituar emrat e kandidatëve për tre vakanca të kësaj gjykate pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili pritet të rendisë ata sipas kritereve profesionale dhe etiko-morale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roger Federer: Në Majemi për revansh dhe mbrojtur “Numrin 1”
Previous article Real-CR7, zbulohet kërkesa e veçantë e portugezit për kontratën e re

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT