Ish ministri i Drejtësisë si përfaqësues i LSI Ylli Manjani, është shprehur kundër deklaratave të djeshme të Ramës, zv.ministrit të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm që akuzonin gjyqtaren e Vlorës Herila Çela se ka lirruar një të arrestuar për vrasje.
Manjani thotë se ky është një kërcënim i hapur nga kreu i qeverisë ndaj gjyqësorit, dhe për të Vettingu është i kapur nga qeveria dhe nuk është aspak i pavarur.
Ai ka marre ne mbrojtje gjyqtaren e Vlores, duke akuzuar qeverine se “na hapen barkun medemek pavaresine e Vettingut”.
Postimi i plote i Manjanit:
I qenkan sulë në kor një gjykatësje të Vlorës sot.
Kryeministri, (Krye)Ministri i Brendshëm, Zv.ministri i Drejtësisë.
Të tre në kor kërcënojnë gjykatësen, që nuk ka zbatuar një urdhër të policisë, se do ta zërë vettingu!
Dhe thonë pastaj që vettingu është “i pavarur”!!!
As kush nuk flet për prova, fakte apo rrethana që të vlerësohet ligjshmëria e vendimit të gjykatëses.
Vetëm deklarata policësh dhe llo-llo-llo kërcënimesh politike, që edhe sikur të jenë të drejta, prap nuk bëhen publike!
Aq më keq kur shfaqen si kërcënime ndaj një pushteti që Kushtetutshmërisht është i pavarur!
Nejse, të paktën pranojnë vetë se kontrollojnë vettingun, se na hapën barkun me medemek pavarësinë e tij!(


