Ditën e sotme u bë me dije shkarkimi i drejtorit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi dhe në vend të tij u emërua Haki Çako.
Pas kësaj lëvizje, ka reaguar ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i cili ka deklaruar se emërimi i Haki Çako në krye të kësaj drejtorie është i paligjshëm.
Por nuk ka vonuar dhe ka reaguar ish-deputeti socialist Piro Lutaj, i cili ushtron detyrën e drejtorit të Zyrës së Përmbarimit. Ai ka kujtuar kohën kur Premcci ka qenë në kohën e Berishës Drejtor i Policisë së Qarkut Fier,ku socialistët në atë kohë pretendonin se policia ushtronte dhunë dhe ndërhynte në procesin zgjedhor.
“Te dashur miq! Sapo lexova qe Ministrja Xhaçka nuk ja ka varur ketij fare burri dhe me thene te verteten u shqetesova!
Me kane shkruar dhe shume banore te Fierit, Lushnjes dhe Mallakastres per kete gje, se ju kujtohen “heroizmat” e tij ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 kur kryente detyren e Drejtorit te Policise se Qarkut, prandaj kete postim po e bej ne respekt te tyre“, shkruan Lutaj.


