• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shkaktoi tragjedinë e Otrantos, del në “pension” anija italiane “Sibila”
Home
Jetë

Shkaktoi tragjedinë e Otrantos, del në “pension” anija italiane “Sibila”

12 June, 2018 Sadik.Autor Jetë

Një anije e Marinës italiane e quajtur ‘Sibila’, del nga shërbimi pas një çerek shekulli patrullimi në det të hapur. Ceremonia përshëndetëse dhe zëvëndësimi i saj me një anije të së njëjtit klas do të zhvillohet në muajin gusht. Bashkë me të do të mbyllet dhe historia e çështjeve të emigrantëve.

‘Sibila’ është e njohur, pasi bëhet fjalë për anijen e cila u përplas me anijen ‘Kateri i Radës’ në Kanalin e Otrantos, e cila lundronte me refugjatë shqiptarë të cilët po largoheshin nga vendi për shkak të trazirave në mars të vitit 1997.

Në bordin e anijes ndodheshin 120 persona duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë. Bilanci 81 të vdekur dhe 34 të mbijetuar nga përplasja. Kjo ishte një nga ngjarjet më dramatike në Mesdhe. Është ende një ngjarje e hapur. ‘Sibila’ ka qenë bllokada e parë anti-imigrante italiane (kritikuar nga OKB). Më 19 mars 1997, qeveria e kryeministrit Romano Prodi miratoi një dekret që rregullonte refuzimet.

Më 25 mars pasoi me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Shqipërinë për kontrollin e trafikut klandestin të refugjatëve. Ajo parashikoi një “patrullim efektiv” të brigjeve të Adriatikut dhe i dha Marinës, në fakt, dispozita për të bërë “punë bindëse”.

Sot, pas 18 vjetësh nga koha e ngjarjes, çështja e emigrantëve po bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme edhe nga pikëpamja ushtarake. Dy anijet patrulluese ‘Minerva’ dhe ‘Sibila’ do të zëvendësohen në vitin 2021 dhe në vitin 2022 me mjete lundruese të reja të financuara nga qeveria me ligjin e stabilitetit në vitin 2015.

Një plan financues prej 3.5 miliardë euro për rinovimin e flotës së Marinës parashikon zëvendësimin e anijeve dekadën e ardhshme dhe reduktimin e tyre nga 60 në 51 mjete lundrimi.

Po çfarë do të ndodhë me anijet Minerva dhe Sibilla? Pasi t’i nënshtrohen një riparimi teknik, do të shiten më vonë në Bangladesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GAZ PAÇI GJITHMONË"/ Artan Hoxha i publikon Berishës teserën e Partisë së Punës: Ke të drejtë Sali. Nuk e harron dot kur… (FOTO)
Previous article HISTORIA E TRISHTË/ Nxënës i shkëlqyer, por 11 vjeçari mbledh kanaçe për mbijetesë... (VIDEO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT