• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHITJA E “TELEKOM ALBANIA”/ Kush janë aksionerët e rinj që e blenë dhe mbështetja e tyre për artin dhe kulturën
Home
Aktualitet

SHITJA E “TELEKOM ALBANIA”/ Kush janë aksionerët e rinj që e blenë dhe mbështetja e tyre për artin dhe kulturën

17 January, 2019 Redaktor1 Aktualitet

OTE arrin marrëveshjen për të shitur Telekom Albania me vlerën totale të e 50 milion eurove tek kompania bullgare Albania Telekom Invest AD. Zotëruesi i aksioneve të kompanisë bullgare – mbështetës i pikturës dhe artit.

Korporata greke OTE, zotëruese e 99.79% të aksioneve të Telekom Albania, partnere direkte me Deutsche Telekom, (DT) bëri për DW, me dije të mërkurën (16.01.) se ” OTE ka arritur marrëveshjen  për të shitur Telekom Albania me vlerën totale të  e 50 milion eurove tek kompania bullgare Albania Telekom Invest AD. Departamenti i Marrdhënieve me Mediat, në këtë korporatë sqaron, se ” të gjitha aksionet e Telekom Albania i shiten kompanisë bullgare Albania Telekom Invest AD për 50 milion euro. Telekom Albania është kompania lider në Shqipëri në fushën e telekomunikacionit, e cila që prej korrikut 2015 identifikohet me brandin e DT, me 2.1 milionë klientë në Shqipëri, mbulon 92.5 % të territorit të vendit dhe përdor roaming me 385 vende  të botës.

Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i korporatës greke OTE, Michael Tsamaz, në një njoftim zyrtar të mërkurën, e konsideron shitjen e Telekom Albania tek kompania bullgare, ” një vendim strategjik, në kuadrin e përparësive të ripërcaktuara  të korporatës  OTE dhe planeve  të saj të rritjes, që synojnë në krijimin e vlerës për të gjithë aksionerët e saj dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm.  Me shitjen e Telekom Albania, korporata OTE përfundon investimin e saj të suksesshëm në Shqipëri.”

Disa muaj më parë, në vjeshtën e vitit të kaluar, Telecom Serbia tregoi interes për të blerë Telekom Albania. Në tetor  2018 Kryemnistri Edi Rama deklaroi, se „ Bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në sektorin strategjik të telekomunikacionit nuk janë të preferuara.”

Sipas së përditshmes serbe Danas, oferta e Telecom Serbia e  publikuar  në fillim të tetorit 2018, për të blerë Telekom Albania, ishte 61 milion euro,  rreth  20% më e lartë se vlera prej 50 milion eurosh me të cilën e bleu kompania bullgare.

Kush e drejton kompaninë bullgare?

OTE  bën me dije se „kompania bullgare Albania Telekom Invest AD drejtohet nga Spas Rousev, që zotëron shumicën e aksioneve të Telekomunikacionit bullgar Vivacom dhe nga investitori shqiptaro-bullgar, Elvin Guri”.

Spas Roussev është bashkë-themelues i korporatës Kleverbeast, me qendër në Nju Jork, kryetar i kompanisë së Telekomunikacioneve bullgare deri në 2017, kryetar i Qëndrës  “Norman Mailer” sipas emrit të artistit amerikan, qendër që mbështet talentet e reja në letërsi. Spas Rousev është një nga mbështetësit e Institutit të Arteve Bashkëkohore në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtar i Këshillit të Galerisë Serpentine, në Londër.

Transaksioni përfundimtar për shitjen e Telekom Albania tek kompania bullgare Albania Telekom Invest, pritet të bëhet në gjysmën e parë të  këtij viti.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E SHQIPTARIT QË TERRORIZOI PIREUN/ Autori para gjyqit: Doja vetëm ta lëndoja pak...
Previous article "ÇFARË DHURATE"/ Mamaja e Justin Bieber i habit të gjithë me këto fjalë për Hailey Baldwin (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

E PAZAKONTË/ Kryeministria me vizitorë të rinj. Dhitë "i bashkohen" flamingove në protestë! Aktualitet

E PAZAKONTË/ Kryeministria me vizitorë të rinj. Dhitë "i bashkohen" flamingove në protestë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT