• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHITJA E TELEKOM ALBANIA/ Ekspertët: Sinjal jo i mirë për ekonominë shqiptare
Home
Ekonomi

SHITJA E TELEKOM ALBANIA/ Ekspertët: Sinjal jo i mirë për ekonominë shqiptare

1 October, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Ekspertët e njohur të ekonomisë e komentojnë si sinjal jo të mirë për ekonominë, largimin e investitorit strategjik Deutsche Telekom nga Shqipëria. Ata thonë se tregu i telefonisë ka edhe elementin e sigurisë kombëtare pasi ka të dhëna të qytetareve. Së fundmi po fliten për shitjen e Telekom Albania, për ta blerë atë interes kanë shprehur dy kompani bullgare dhe Telekom Serbija.

Ekspertët thonë se largimi i një investitori strategjik si Deutsche Telekom është një lajm jo i mirë për ekonominë shqiptare.

“Sepse largohet një brand ndërkombëtar me të cilin mund të krenohesh dhe duke patur parasysh, se kush po përflitet se vjen për ta zëvendësuar do të jetë thjesht një transaksion që nuk sjell asnjë zhvillim për tregun, pasi realiteti do të jetë po i njëjtë”, u shpreh Elvin Meka, ekspert i sistemit financiar.

“Shtimi i pranisë së kapitalit kinez, shtimi i pranisë së kapitalit turk, shimi i presionit të kapitalit me origjinë ruse, apo vende të tjera të kësaj natyre në thelb është dëshmi e lodhjes që kompani serioze të vendeve të BE kanë me klimën e biznesit në Shqipëri. Me përmirësimin e ngadalshëm, apo edhe përkeqësimin e kësaj të fundit”, u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.

Burimet thonë se aktualisht Deutsche Telekom po zhvillon negociata me dy kompani bullgare dhe Telekomin Serb, ku ky i fundit përflitet si kandidati më i mundshëm për blerjen e Telekom Albania. Por cilat janë efektet që ky transaksion sjell për qytetarët?!

“Kompania kompesohet për vlerën e tregut që zotëron në atë moment. Por ardhja e kompanisë së re do të thotë se ekonomia do të shfrytëzohet më shumë, përkeqësohen investime në infrastrukturë, pra zgjerimi i planifikuar nuk ndodh më. I penalizuar i vërtetë është konsumtori”, shprehet Zef Preçi.

Por tregu i telefonisë ka dhe një specifik tjetër, atë që lidhet me sigurinë kombëtare, pasi administron të dhënat e qytetarëve. Ndaj sipas Elvin Mekës qeveria nuk mund të rrijë duarkryq përballë një transaksioni të mundshëm.

“Është një zile këmbane, e cial duhet të shërbejë edhe për shtetin shqiptar që duhet të rikonsiderojë mundësinë e rikthimit qoftë edhe pjesor të pronësisë në një aset të tillë”, tha ai.

Qeveria shqiptare thotë se ende nuk është njoftuar zyrtarisht për një shitje të mundshme të Telekom Albania dhe se do ta shprehë qëndrimin e saj vetëm pasi të marr njoftimin zyrtar nga vetë kompania.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËRI SEKS ME NXËNËSIN NË TUALETIN E AVIONIT/ Mësuesja e fizikës ngel shtatzënë
Previous article "NUK JAM E SHQETËSUAR PËR OPOZITËN E LULIT"/ Majlinda Bregu: Jam në PD, derisa të më shpallin armike

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT