Më datë 17.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.D., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, në objektin në përdorim, nga specialistët e AKU-së, iu gjet e bllokua një sasi e konsiderueshme produkt mishi i skaduar, i cili importohej nga Maqedonia. Nenet 288/a, 143, 180, 178 e 170/a të Kodit Penal.