• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHIKON ËNDRRA SIKUR ËSHTË NË AVION”/ I mbijetuari i aksidentit ajror në Indi nuk shërohet nga trauma psikologjike
Home
Nderkombetare

“SHIKON ËNDRRA SIKUR ËSHTË NË AVION”/ I mbijetuari i aksidentit ajror në Indi nuk shërohet nga trauma psikologjike

20 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Vishwash Kumar Ramesh është i vetmi pasagjer që mundi t’i mbijetonte aksidentit tragjik ajror në Indi, ku humbën jetën 242 persona.

I ulur në vendin 11A, ai shpëtoi me disa gërvishtje në fytyrë dhe dëmtime të lehta në kraharor, por beteja e tij më e madhe është ajo psikologjike.

“Nuk mund të flejë natën”, tregon Krunal Keshave, 24 vjeç nga Leicester, një i afërm i tij.

Kur fle, sheh ëndrra sikur është sërish në avion. I kujtohet gjithçka, e veçanërisht momenti kur pa njerëzit duke humbur jetën para syve të tij”.

Për Kumarin, kjo tragjedi ka qenë shumë më personale. Ai humbi vëllain e tij më të vogël, Ajay, 35 vjeç, i cili ishte gjithashtu në avionin që kishte destinacion aeroportin Gatwick në Britani.

“E sheh Ajayn kudo. Flet, por jo për aksidentin. Gruaja dhe djali i tij katërvjeçar janë pranë tij. Po përpiqet t’i rikthehet jetës normale, por rrallë del nga shtëpia. Shumicën e kohës e kalon me familjen”, tregon Keshave.

Aktualisht, Kumar Ramesh ka vendosur të qëndrojë në fshatin Bucharwada në Diu, në bregdetin e shtetit indian Gujarat, ku po rekuperohet. Nuk ka preferuar të kthehet në shtëpinë e tij në Londër apo në atë të familjes në Leicester.

Mediat indiane e kanë cilësuar si “njeriu i mrekullisë”, “fëmija i Zotit” dhe “simbol shprese”.

Banorët vendas flasin për të me habi dhe respekt, duke e përshkruar si “njeriu që nuk mund të vritet”.

Avioni Boeing 787 Dreamliner u rrëzua më pak se një minutë pas ngritjes, duke u përplasur me një ndërtesë banimi për mjekët, ku humbën jetën edhe 19 persona të tjerë.

Një raport paraprak prej 15 faqesh nga Byroja Indiane e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB), i publikuar në fillim të këtij muaji, zbuloi një konfuzion në kabinën e pilotëve. Njëri prej tyre e pyeti tjetrin përse kishte prekur çelësat e karburantit, ndërsa ky i fundit mohoi ta kishte bërë.

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, autoritetet amerikane dyshojnë se kapiteni i fluturimit, Sumeet Sabharwal, 56 vjeç, kishte ndërprerë furnizimin me karburant pak çaste pas ngritjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, identifikohet i plagosuri
Previous article KISHTE SHKUAR ME PUSHIME/ Rrëzohet nga ballkoni në Shëngjin, i riu dërgohet me urgjencë te Trauma

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT