• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT TRONDITËSE/ Mbi 19.2% e të rinjve britanikë vuajnë nga depresioni, Covid-19 po godet shëndetin mendor
Home
Nderkombetare

SHIFRAT TRONDITËSE/ Mbi 19.2% e të rinjve britanikë vuajnë nga depresioni, Covid-19 po godet shëndetin mendor

19 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Pandemia e koronavirusit ka tjetërsuar nivelin e jetesës në gjithë botën.

Një studim i nxjerrë nga CNN, jep shifra alarmante sesi ky virus ka ndikuar në gjendjen mentale tek të rinjtë, duke shfaqur shenja depresive.

Depresioni tek të rriturit britanikë pothuajse është dyfishuar gjatë pandem isë së koronavirusit.

Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS), ka nxjerrë shifrat zyrtare, ku afro një e pesta e të rriturve britanikë ka gjasa të kenë përjetuar një formë depresioni gjatë pandemisë koronavirus, një shifër kjo dy herë më e lartë sesa para periudhës së virusit.

Rreth 19.2% e të rriturve britanikë me shumë mundësi kanë përjetuar një formë depresioni në qershor, nga 9.7% që ishte para pandemisë, tha Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS) në një raport. Edhe pse 3.5% e të rriturve patën një përmirësim në simptomat e tyre të depresionit.

Pothuajse 13% shfaqën simptoma depresive të moderuara deri te rënda gjatë krizës.

Një nga zyrtarët kryesor të kërkimit në ONS është shprehur se më të predispozuar për t’u prekur nga ky problem mendor, kanë qënë të rinjtë të paaftë për të përballuar një shpenzim të papritur ose me aftësi të kufizuara.

Një shifër relativisht e lartë (84.9%) e të rriturve që përjetuan një formë depresioni thanë se ata ishin ndjerë të stresuar dhe të shqetësuar, dhe 42.2% thanë se marrëdhëniet e tyre personale janë ndikuar nga kjo situatë e virusit. Madje edhe 20.7% e të rriturve pa asnjë shenjë depresioni thanë se Covid-19 po ndikonte në marrëdhëniet e tyre.

Studimi i Opinioneve dhe i Jetesës, që merret me të rriturit në Britani, shtroi një seri pyetjesh për të arritur në një rezultat se nga kanë ardhur simptomat depresive.

Për shembull, ata u pyetën nëse do të ishin në gjendje të përballonin një shpenzim të papritur prej 850 £ (1,122 dollarë), për të kuptuar nivelin e tyre financiar. Ata që nuk mund ta përballonin këtë shpenzim kishin më shumë gjasa të përjetonin simptoma të depresionit.

Elaine Fox, Profesore e Psikologjisë Konjitive dhe Afektive në Universitetin e Oksfordit, është shprehur se të dhënat e ONS janë “shqetësuese”, por theksoi se ato tregojnë ndjenjat që përjetohen çdo ditë dhe jo një diagnozë të përgjithshme.

Sipas Elaine Fox, këta faktorë ekonomikë luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor në muajt dhe vitet e ardhshme duke shprehur në këtë mënyrë rrezikun që kanoset edhe mbasi të kalojë pandemia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUPAT E EUROPËS/ Tirana kundër tabusë 8-vjeçare. Kur frymëzimi vjen nga… Dinamo Tbilisi
Previous article "2 ZEMRA"/ Nora Istrefi ndan FOTOT nga projekti i ri, ja kush është këngëtari që do bashkëpunojë

s.autor

Postime të ngjashme

ITALIA PËRBALLET ME BRESHËR / Shkencëtarët japin alarmin Botë

ITALIA PËRBALLET ME BRESHËR / Shkencëtarët japin alarmin

KHAMENEI ËSHTË LARGUAR NGA IRANI/ Ngrihen dyshime për krizë të brendshme Botë

KHAMENEI ËSHTË LARGUAR NGA IRANI/ Ngrihen dyshime për krizë të brendshme

SHBA GODET IRANIN/ Teherani kërcënon me hakmarrje: Do marrin mësime të paharrueshme Botë

SHBA GODET IRANIN/ Teherani kërcënon me hakmarrje: Do marrin mësime të paharrueshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT