• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT/ Shqiptarët të “çmendur” pas ahengut. 11 mijë DASMA deri fund të muajit korrik…
Home
Ekonomi
Portret

SHIFRAT/ Shqiptarët të “çmendur” pas ahengut. 11 mijë DASMA deri fund të muajit korrik…

6 August, 2018 g.autor Aktualitet, Biznes, Breaking News, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret, Sociale

Përveç pushimeve, emigrantët kthehen në atdhe edhe për dasma.

Gushti është plot me dasma të tilla.

Për të mbledhur të afërmit dhe për të ndjekur traditën, ata vijnë në qytetet dhe fshatrat e lindjes. “Ëndrra për mua që jetoj jashtë shtetit ishte që dasmën time ta bëja në Shqipëri”, thotë dhëndri.

“Shumë emocione, s’kam fjalë”, shprehet e emocionuar nusja. Sipas Top Channel numri i dasmave është në rritje. 11 827 martesa janë lidhur mes shqiptarëve deri në fund të korrikut për vitin 2018, ku pjesa më e madhe prej tyre janë emigrantë. Ndërkohë, sot, jemi të ftuar në dasmën e një çifti shqiptar që jeton në Itali për t’ju treguar atmosferën e një dasme të tillë”.

Pavarësisht se çifti, Taulanti dhe Senada, nuk jeton në Shqipëri, stili i dasmës nuk reflekton kulturën e vendit ku ata jetojnë, Italisë. Një nga motivet e rikthimit të tyre në atdhe për të lidhur kurorë, është ruajtja e traditës. Si dhe takimi me fisin, ku të shumtit në dasmën e tyre janë po emigrant.

“Jemi refugjatë, ne sakrifikojmë për këto pushime të shikojmë njerëzit e dashur, e për të ardhur në gëzime”, thotë një i ftuar.

“Vij nga Greqia, kam ardhur posaçarësisht për dasmën. Ne të Kavajës, atë që kemi në shpirt e hedhim. Qejfi pa lekë nuk bëhet”, shprehet një tjetër.

“Për dasmat njerëzit presin kur është koha e emigrantëve. Dasma duan lekë!”, thotë një i ftuar.

“Unë jam nga Kavaja, jetoj në Itali dhe kemi ardhur për dasmën, të ftuar nga kushërinjtë e mi”, thotë një tjetër i ftuar

Ajo që na tërhoqi vëmendjen në dasmë ishte edhe fotografi i vogël 10 vjeçar, Ardieni që ndihmonte të atin në memorizimin e momenteve, për një nga ditët më të rëndësishme të qenies njerëzore.

“Unë kam filluar si fotograf që në moshën 4 vjeç duke përdorur një aparat dhe më pas, kam ndjekur babin në çdo hap”.

-Nuk të flihet gjumë ty?

“Jo, fle ditën punoj natën. më shumë fokusohem te çifti më pas te njerëzit që vallëzojnë dhe në fund kur pritet torta. Aty mbaron dasma”, thotë 4-vjeçari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmi me “drone” ndaj presidentit, 6 të arrestuar në Venezuelë
Previous article Ushqimet verore që ulin tensionin e lartë në gjak

g.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor Aktualitet

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë Aktualitet

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT