• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie pas pandemisë, më të ulëtat në Rajon
Home
Ekonomi

SHIFRAT/ Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie pas pandemisë, më të ulëtat në Rajon

6 May, 2025 s.autor Ekonomi

Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por në anën tjetër shpenzimet buxhetore në raport me PBB për pagesat e pensioneve janë në trend rënës pas pandemisë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve arritën në 7.4 për qind të PBB-së vitin e kaluar një nivel i ngjashëm me 2023 dhe niveli më i ulët që nga viti 2014.

Teksa shpenzimet buxhetore për sigurimet shoqërore si pjesë e PBB-së shënuan rënie, numri i përfituesve në skemë u rrit me 20% ndërmjet 2014 dhe 2023.

Nga rreth 4,8 % e PBB-së në fillim të tranzicionit, shpenzimet buxhetore për skemën publike të pensioneve arritën në 6 % të PBB-së në fillim të viteve 2000, për të shënuar një ngjitje graduale pas 2010-ës, duke kapur 7 % në 2013 e më pas kulmin prej rreth 8,1 % në 2020, kur pandemia rriti faturën e pensioneve dhe përfitimeve të përkohshme. Pesha ka zbritur lehtë deri në rreth 7,4–7,5 % të PBB-së në 2023-2024. ( shiko grafikun më poshtë).

Shpenzimet e Shqipërisë për skemën e pensioneve në raport me PBB-në janë shumë më të ulëta se në vendet e tjerat të Ballkanit Perëndimor. Përveç Kosovës dhe Shqipërisë, te gjitha vendet e tjera shpenzojnë më shumë se 10% të PBB-së të tyre për pagesën e pensioneve.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se Shqipëria ka një rritje të qëndrueshme, por ende të moderuar të shpenzimeve për sigurimet shoqërore krahasuar me fqinjët. Nga njëra anë qeveria e ka një avantazh për më shumë qëndrueshmëri fiskale, por nga ana tjetër pagesat e ulëta të përfitimeve sociale nuk janë të favorshme për një treg pune që po zbrazet nga emigracioni dhe po plaket me shpejtësi.

Këtë vit Bosnjë-Hercegovinë (FBiH) zbatoi formulën ligjore të indeksimit bazuar në inflacion dhe rritje të PBB-së, duke rrit pensionet me 4,49 % në 2025.

Gjatë këtij viti Kosova aplikoi rritjen më të madhe te pensioneve me 20 %.

Mali Zi vendosi që në 2025 asnjë pensionit të mos përfitojë më pak se 450 euro në muaj.

Maqedonia e Veriut kaloi nga indeksimi në një shtesë fikse, duke lehtësuar pensionet e ulëta dhe mesatare.

Serbia po jep pensionin e 13 duke ndarë ne shtesa të barabarta mujore për të ruajtur fuqinë blerëse deri në rritjen e radhës sipas modelit zviceran.

Në Shqipëri indeksimi i fundit 4,1 për qind ishte në tetor 2024), teksa qeveria ka shpërndare bonus të njëhershme sa 25 për qind e pensionit mesatar ketë vit./ Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJA E PAPËS SË RI/ Vatikani do të ndërpresë sinjalet celulare gjatë konklavës
Previous article TRAGJEDI NË ANGLI/ Ndërrojnë jetë dy pilotë në botën e motorsportit! U përplasën në pistë

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT