• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 May, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

29 May, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ Shkurti me rekord hyrjesh në Shqipëri, rritet numri i turistëve
Home
Ekonomi

SHIFRAT/ Shkurti me rekord hyrjesh në Shqipëri, rritet numri i turistëve

24 March, 2023 bora.autor Ekonomi

Shqipëria vazhdon të ketë një trend rritës të numrit të turistëve, që kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar edhe në muajt e parë të vitit 2023. Statistikat e INSTAT për “Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri”, tregojnë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2023, janë 695.246.

Ky tregues rezulton me një rritje 51,5 %, krahasuar me Shkurt 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2023, janë 693.021, duke shënuar një rritje me 40,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve

Në Shkurt 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 385.921. Ky numër është rritur me 49,6 %, krahasuar me Shkurt 2022.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 309.325. Ky numër është rritur me 53,9 %, krahasuar me Shkurt 2022.

Gjatë dymujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 686.536. Ky numër është rritur me 73,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2023 janë 389.654. Krahasuar me Shkurt 2022, ky tregues është rritur me 32,7 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2023, janë 303.367. Krahasuar me Shkurt 2022, ky tregues është rritur me 51,5 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dymujorit të parë 2023, është 931.767, duke u rritur 40,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shkurt 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 300.057 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 6.250 dhe 1.363 shtetas.

Në Shkurt 2023, krahasuar me Shkurt 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:

  • për qëllime personale me 55,8 %;
  • për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 54,3 %;
  • për biznes dhe qëllime profesionale me 6,3 %.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Rama në “Sky News”: Duhet të ketë sistem vizash që njerëzit të aplikojnë rregullisht
Previous article "DUKESH KOMPLET"/ Po bënte banjo dielli pa të brendshme, Jorit i ndodh incidenti në BBV2?

bora.autor

Postime të ngjashme

Komisioni  parlamentar për Ekonominë dhe Financat miraton ndryshimet ligjore që lehtësojnë punën dhe jetën e nomadëve digjitalë në Shqipëri Ekonomi

Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat miraton ndryshimet ligjore që lehtësojnë punën dhe jetën e nomadëve digjitalë në Shqipëri

TASK FORCA PËR NDALIMIN E QESEVE PLASTIKE/ Kumbaro dhe Ibrahimaj: Intensifikojmë kontrollet dhe masat ndëshkuese Ekonomi

TASK FORCA PËR NDALIMIN E QESEVE PLASTIKE/ Kumbaro dhe Ibrahimaj: Intensifikojmë kontrollet dhe masat ndëshkuese

"NGRIJNË" MONEDHAT E HUAJA/ Zbuloni çfarë po ndodh sot me euron dhe dollarin Ekonomi

"NGRIJNË" MONEDHAT E HUAJA/ Zbuloni çfarë po ndodh sot me euron dhe dollarin

Facebook Comments

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë Blog

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington? Blog

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit Blog

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion Blog

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT